‘Nuk ka hajdut 2m’/ Rrjeti masakron Ramën, hapet faqja 2metrahajdut.com

‘Nuk ka hajdut 2m’/ Rrjeti masakron Ramën, hapet faqja 2metrahajdut.com

23:10, 16/10/2020
A+ Aa A-

Deklaratave të mbrëmshme të Ramës në emisionin ‘Opinion’, ku tha se nuk ka rast në botë që të ket hajdut 2m, Basha i është përgjigjur duke propozuar të hapej një faqe ‘online’, ku ta quanin 2metrahajdut dhe të provohej që Rama gënjejte.

Menjëherë ka reaguar rrjeti dhe është ngritur faqja online 2metrahajdut.com, ku kanë postuar fakte dhe meme mbi deklaratat e fundit skandaloze nga ana e Ramës.

‘Na ishte një herë një gënjeshtar i gjatë 2 metra. Ai luante çdo natë me 140 shokët e tij të shkurtër dhe ngjyrë mavi. Një natë luanin vigani, shkurtanbiqi tek sheshi.

Natën tjetër kala dibrançe tek amfiteatri. Natë tjetër raqi raqin rikiko tek bulevardi.

Një natë mbeti vetëm dhe filloi të luante fluturon, fluturon, pikërisht këtë natë, gënjeshtari u zgjua dhe pa që mandati i tij kish fluturuar. Ëndrra në beze për çdo natë!’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco