Nesho: Politika e jashtme e Ramës, më e dështuara e viteve të tranzicionit

Nesho: Politika e jashtme e Ramës, më e dështuara e viteve të tranzicionit

21:26, 21/09/2020
A+ Aa A-

Diplomati Agim Nesho tha në emisionin Çim Peka LIVE se politika e jashtme e Edi Ramës është më e dështuara e viteve të tranzicionit.

“Ai mori doktrinën e politikës së jashtme turke dhe e implementoi duke thënë se do kemi ‘zero probleme me fqinjët’. Ky e pranoi pa bërë as retushime, ndërkohë që Shqipëria duhet të futet në BE,” tha ai.

“Rama u ul me Erdogan në Prizen kur ai tha se Kosova është Turqi. Ndërkohë gjithë bota po flet për doktrinën e neootomanizmit,” shtoi ai.

“Kjo vjen nga interesat personale të liderëve autokratikë të Ballkanit,” tha Nesho, duke theksuar se qëllimi është fshehja e pasurive të padeklaruara.

“E pakonceptueshme që në forumin e Economist, Ramës t’i thuhet se je çerr i Erdoganit,” tha Nesho.

“Është një politikë e jashtme skandaloze, ndaj është detyra e qytetarëve shqiptare në këto zgjedhje të mendojë për çështjen e sovranitetit dhe dinjitetit të shqiptarëve,” tha Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco