‘Greqia po rritet’/ Kryeministri grek: Shqipërisë i marrim 12 milje në detin Jon

‘Greqia po rritet’/ Kryeministri grek: Shqipërisë i marrim 12 milje në detin Jon

13:48, 26/08/2020
A+ Aa A-

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar në parlament se shteti Grek është zgjeruar me 12 milje të reja në detin Jon, njofton gazeta Greke 'Protothema'.

Duket se Mitsotakis e ka bërë fakt të kryer zgjerimin drejt Shqipërisë, ndërsa në vendin tonë askush nga qeveria nuk thotë gjë.

Paralajmërimin për zgjerimin e bëri dje edhe ministri i jashtëm grek, i cili tha se janë gati të nënshkruar marrëveshjen me Edi Ramën për marrjen e 12 miljeve në detin Jon.

‘Ne  i paraqesim parlamentit një projektligj ku Greqia ka zgjeruar territorin e saj ujor nga 6 në 12 milje, Greqia po rritet. Të tjerët e thonë shpesh këtë por ne po e zbatojmë në praktikë.’

Kryeministri tha që e njëjta praktikë do të ndiqet edhe me shtetet e tjera fqinje ku njoftoi se Ministri i Jashtëm Grek ka vendosur në dijeni edhe palën shqiptare.

‘Ne do të ndajmë edhe pjesën e detit me vende të tjera fqinje ku do të zbatojmë të gjitha konventat ndërkombëtare të ndarjes së baraslarguar të detit, 6 ose 12 milje’, është shprehur ai.

Mitsotakis ka kërkuar nga partia opozitare SYRIZA që ta votojë propozimin e sjellë në parlament dhe Ministri Dendias do të shkojë në Këshillin e Jashtëm në Berlin me marrëveshjet e votuara.

‘Do të ishte një ide e mirë të rishqyrtoni qëndrimin tuaj në këtë votimin në mënyrë që linja kombëtare të jetë e qartë dhe e drejtpërdrejtë.’

Kohët e fundit Greqia është në një situatë jo të favorshme nga konfliktet që ka pasur me shtetin turk për shfrytëzimin e zonave ekonomike, ajo e ka akuzuar Turqinë se po shkel në territorin Grek dhe sipas medieve botërore konflikti ka mundësi të degradojë në luftë ku nuk përjashtohet dhe ndërhyrja e shteteve të tjera të rajonit por edhe superfuqitë botërore si Franca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI DT 27 gusht 202027/08/2020 09:51

Kaq pak det paska pasur GREQIA që kërkon 12 milje nga SHQIPËRIA?....Por mo marin anën tjetër të medaljes : Por sikur Shqipëria të kërkojë 12 milje det nga Greqia a ka bythë qeveria ?.....

Mondi26/08/2020 21:58

Edvin more PUSHT pse nuk del me nje deklarate zytare ? I keni mbyllur pazaret dhe tani nuk ke cfare flet ?

FILANTROPI Dt 26 gusht 202026/08/2020 14:18

Pas zgjerimit 12 milje në detin Jon në kurriz të Shqipërisë,Greqisë do ti hapet oreksi dhe dotë kërkojë pjesë edhe nga Vorioepiri. Pse hesht kryeministri ?..

Shto koment

Denonco