Rama i hap luftë Gjermanisë: Reagim zhgënjyes nga Wadephul

Rama i hap luftë Gjermanisë: Reagim zhgënjyes nga Wadephul

13:23, 15/07/2020
A+ Aa A-

Edi Rama ka vendosur t'i hapë luftë Gjermanisë, vetëm që të çojë deri në fund nismën e tij për të parandaluar koalicionet parazgjedhore.

Duke folur në një konferencë për mediat, Rama u pyet në lidhje me deklaratën e aqshpër të zv/kryetari i Grupit të CDU-CSU në Bungestag Johann David Wadephul, i cili tha se nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, atëherë Gjermania do të bllokojë hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.

Fuke folur për Wadephul, Rama tha se ai është një mik shumë i mirë i Lulzim Bashës, por edhe një mik i mirë i imi.

‘Nuk jam në dijeni të një deklarimi të ministrit (gjerman) do ta shoh. Por nuk ndryshon. Gjermania është një pikë referimi e mbarë botës.

Deklarimi i zotit David Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i zhbalancuar në planin politik. Është një mik i mirë i Lulzim Bashës dhe i imi, kam një komunikim të vazhdueshëm me të dhe e çoj për të ndihmuar në lehtësimin e marrëdhënieve politike".

"Deklarimi i djeshëm nënçmon parlamentin e Shqipërisë, sikur të ishte noter pa të drejtë fjale. Jemi 100% dakord që duhet miratuar, por nuk mund të jetë kusht për të ndaluar parlamentin të shkojë përtej saj për të demokratizuar më tej zgjedhjet, ky është nxitimi në planin institucional.

Në planin etik, ishte zhgënjyes sepse nuk mund të flitet me të dëgjuar, por me fakte të verifikuara. Ai nuk e ka sajuar, por e ka dëgjuar se nisma kushtetuese ndalon koalicionet, kjo është e pavërtetë. Koalicionet as nuk do të ndalohen dhe nuk mund të ndalohen, ato thjeshtë do të jenë si në cdo vend të Europës, ku partitë kanë liri të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre, sikur bën CDU-ja me CSU-në.

Ai mban krahun e opozitës jashtë parlamentare".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

B. SH.15/07/2020 14:36

Jepi Rama...dridhe sipas momentit...Edhe vete e ndjen se nje nga nje po i leshon te gjitha kalate dhe do te ngelet vetem kalaja e fundit Surreli...aty do jete edhe varri yt

Shto koment

Denonco