Tabaku: Si mashtroi Ministria me raportin e Moody'S

Tabaku: Si mashtroi Ministria me raportin e Moody'S

11:25, 12/07/2020
A+ Aa A-

Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas Raporti  të fundit i Moody’s për velerimin e ekonomisë.

“Asgjë pozitive për Shqipërinë”, vlerëson Jorida Tabaku që sipas saj raporti nxjerr mashtrimin e Ministrise se Financave.

“Qeveria e kalbëzuar nga korrupsioni. Ndryshimi i pandalshëm”, shkruan ajo në një postim në facebook.

Ja postimi i plotë:

Gënjeshtra u është bërë ves dhe ai del me shpirtin politik.

Raporti i fundit i Moody’s nuk ka bërë ASNJË renditje pozitive (si thote vete Moody’s sepse nuk ka pasur qellim renditjen) por vlerësimin e ekonomisë.

Ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni. Moneyval flet për pastrimin e parave dhe e ka klasifikuar Shqipërinë në listën gri, Banka Botërore dhe BERZH raportojnë për një krizë të thellë ekonomike dhe recesion me 9% rënie.

Në vend që të pranojë dështimin dhe të marrë masa për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë qeveria vazhdon avazin: vjedh dhe gënjen.

Gënjeshtrat e përditshme dhe propaganda nuk e shndërrojnë të zezën në të bardhë. Ndryshimi është i pandalshëm. Kohë më të mira do të vijnë për shqiptarët dhe biznesin. Grabitësit dhe xhandarët e ekonomisë do të marrin përgjigjen e merituar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco