Debati për Camajn/ Sula: Dosja e Camajt nuk është ‘dosje bashkëpuntori’, por ‘dosje survejimi’

Debati për Camajn/ Sula: Dosja e Camajt nuk është ‘dosje bashkëpuntori’, por ‘dosje survejimi’

13:47, 10/07/2020
A+ Aa A-

“Një dokument i kriuar nga ish-Sigurimi i Shtetit është një dokument i një policie politike militare  që funksiononte mbi ligjin, pa ligj. Edhe ka vrarë, ka bërë cdo gjë, ka pasur jetën e njerëzve në dorë, natyrisht që cdo dokument që e ka krijuar sigurimi e ka bërë këtë me një qëllim. Sigurisht për qëllime përpunimi. Edhe kjo e Martin Camajt ka një qëllim, që ‘ta manipulojë’, që ‘ta drejtojë’. Kwshtu që duhet parë me shumë kujdes”,- u shpreh Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit pwr Informimin pwr Dosjet e ish-Sigurimit tw Shtetit.

Kryetarja e Autoritetit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit,  Gentiana Sula ka folur edhe atë që është kthyer në debatin e ditës, nëse Martin Camaj figuron apo ajo ne dosjen e krijuar për të nga ish –Sigurimi i Shtetit,  si  bashkëpunëtor i tij.

Në një intervistë për Çim Peka Live, Sula ka paraqitur në emision një fashikull pune me emrin e Martin Camaj, për të cilën thotë që se nuk është dosja e një bashkëpunëtori, por e ajo e survejimit që Sigurimi i Shtetit ka bërë ndaj Martin  Camajt.

“Nuk bëhet fjalë për një dosje pune bashkëpunëtori. Bëhet fjalë për një fashikull dhe po të shikoni brenda se une e kam parë. Ka qenë dosja e dytë që kam parë që në fillim kur kam hyrë në arkivë për herën e parë dhe po ta shikoni aty nuk bëhet fjalë për dosje bashkëpunëtori, por aty mes rreshtave lexohet vazhdimisht që subjekti është i klasifikuar 2A. Për ata që nuk e dinë, 2A, do të thotë që sigurimi e kishte përgatitur për arrest. ”,- u shpreh ajo.

Pyetjes sw gazetarit, nëse ishte njw dosje e pwrgatitur nga regjimi, Sula iu përgjigj duke thënë se dosja ishte për survejim dhe jo dosje pune duke ritheksuar se : “Nuk është një dosje bashkëpuntori. Në përgjithësi dosjet e bashkëpunëtorit janë dosje pune. Kjo është një ‘dosje survejimi’. Ka rreth 200 faqe dhe duhet lexuar me shumë kujdes”,-ka arsyetuar ajo.

Gjate  intervistës, Kryetarja e AIDSSH-së, Gentiana Sula  ka theksuar se një dokument nuk tregon se kush është personi.

“Ajo që dua t’i përcjell publikut është kjo që një dokument i kriuar nga ish-Sigurimi I Shtetit është një dokument i një policie politike militare dhe e kemi publikuar, deklasifikuar platformat në vite që kanë ata. Ishte një forcë që funksiononte mbi ligjin, pa ligj, edhe ka vrarë, ka bërë cdo gjë. Dmth, ka pasur jetën e njerëzve në dorë, natyrisht që cdo dokument që e ka krijuar sigurimi e ka bërë këtë me një qëllim. Sigurisht për qëllime përpunimi.  Edhe kjo e Martin Camajt ka një qëllim që ta manipulojë që ta drejtojë. Keshtu që duhet parë me shumë kujdes”,-ka thënë ajo duke treguar se dhe për Ernest Koliqin është kërkuar të shqyrtohen faktet dhe ende nuk dihet gje, pasi dosjet jane ende te padeklasifikuara. Sula tha se dosje ka, por këto mund të jenë  dosje survejimi, pasi ata, si Camaj dhe Koliqi kanë qenë persona me ndikim.

Sula u shpreh se debati i bën mire vendit, pasi kështu dalin në pah figurat e personazheve me rëndësi në histori dhe kështu bëhet e mundur edhe shqyrtimi i fakteve ndaj tyre.

‘Kemi bërë një kod të praktikave të mira. Akoma nuk jemi si shoqëri të themi si media ështrë aty ku duhet. Këto histori duhet të kenë patjetër procese të plota të rishikimit të supervizimit. Sepse pak figura me rëndësi kombëtare kemi, vend i vogël jemi dhe kjo është një energji e madhe e harxhuar“,- u shpreh ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco