Asnjë kokërr leku?! Berisha i përplas dokumentin Ramës: 110 mln euro nga të shqiptarëve, për urrejtjen personale ndaj Bechettit!

Asnjë kokërr leku?! Berisha i përplas dokumentin Ramës: 110 mln euro nga të shqiptarëve, për urrejtjen personale ndaj Bechettit!

14:12, 09/07/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka rrëzuar poshtë me prova, mashtrimin e Qeverisë se “nuk do t’i paguajë asnjë kokërr leku”, pronarit të ish-televizionit “Agon Chanel”, italianit Francesco Becchetti.

Berisha ka publikuar dokumentin e lëshuar nga vetë Ministria e Financave, në të cilën janë ndarë milionat që Qeveria “Rama” duhet t’i paguajë kompanisë “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, pas humbjes në gjyqin e Arbitrazhit.

Image

“Edvin Hajduti dhe Arben Hajni ju marrin ju nga xhepat 110 milionë euro për të paguar shkeljet e rënda ligjore dhe urrejtjen e tyre personale ndaj Francesko Bechetit dhe Agon Channel, të cilin e mbyllën me forcë sepse denonconte vjedhjet dhe korrupsionin e tyre,” thekson Berisha në Fb dhe e përball këtë fakt me deklaratat mashtruese, me zë e figurë, të ministrit Arben Ahmetaj dhe të vetë Kryeministrit.

Më 24 mars, Arben Ahmetaj pyetet nga gazetari Blendi Fevziu:  "A është e vërtetë që Shqipëria duhet t’i paguajë urgjent, 140 milionë USD, Bechettit?" 

Arben Ahmetaj habitet: "Çfarë e keni histori?! Jo, asnjë kokërr leku s’do të marrë.  Asnjë kokërr leku!”

Por, siç shihet dokumenti në video, 4 muaj më vonë, Ministria e Financave ka kontabilizuar detyrimin ndaj kompanisë së Becchetti-i.

Berisha ka vënë në dukje faktin se “kjo faturë do të paguhet me taksat e qytetarëve, një shumë e barabartë me 2 paketat ekonomike të ofruara nga qeveria përgjatë gjithë pandemisë.” Dhe, e ka mbyllur videomesazhin e tij, me deklarimin që tingëllon aq qesharak sot, të kreut të qeverisë, “Gënjeshtarit” siç e cilëson, kur betohej në fillimet e tij si kryeministër se  “nuk ekziston mo…., nuk ekziston, një gazetë, një televizion, një pronar që të dalë e të thotë qeveria e Edi Ramës më ka bërë presion”./ar.sh/SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco