Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Basha takohet me fermerët e Devollit, zbret në arat e tyre

VIDEO/ Basha takohet me fermerët e Devollit, zbret në arat e tyre

10:09, 06/07/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD Lulzim Basha është takuar mëngjesin e sotëm me fermerë të Progrit, duke shkuar në arat ku ata punojnë për të dëgjuar problemet e tyre.

“Shpresa po na humbet. Rinia po e braktis, nuk e do bujqësinë. Po shkon drejt zhdukje, drejt falimentimit”, i tha fermeri nga familje Dede e Progrit, kryetarit të PD-së.

Basha e ka drejtuar kamerën më pas nga fusha e mbjellë nga at e bir dhe shtroi pyetjen: “Shikoni çfarë bukurie është Devolli. Çfarë kanë më pak fermerët tanë nga fermerët tanë?

Nuk ka rrugë tjetër për bujqësinë që të mbështet janë subvencionet. I vetmi kryeministër që nuk e vë ujin në zjarr dhe nuk jep subvencione është Kryeministri në ikje.

Tani e kuptoni se pse prioritet absolute I qeverisë së ardhje do të jetë bujqësia dhe agropërpunimi.  

Kjo është motoja ime dhe realiteti në qeverisjen e ardhshme.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco