Eksperti: 23 mln euro/km për Milot - Fierin, katërfish më shtrenjtë se ‘Egnatia' e Greqisë

Eksperti: 23 mln euro/km për Milot - Fierin, katërfish më shtrenjtë se ‘Egnatia' e Greqisë

14:06, 04/07/2020
A+ Aa A-

Një ekspert shqiptar, që ka punuar për vite me kompani greke për rrugën tejet të gjatë “Egnatia” në Greqi, deklaroi se 1 km i koncensionit Milot-Fier do të kushtojë gati katërfish më shumë se në vendin fqinj.

Shpëtim Agolli, kreu i “Biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë” është shprehur me irritim kur ka bërë krahasimin e kostove të rrugëve midis dy vendeve dhe ka dalë në përfundimin se “ky popull as nuk e di se sa vidhet dhe as nuk e kupton se sa i varfër është për shkak të këtyre monstrave.”

Në reagimin e tij në Fb, Agolli shton edhe një post scriptum, ku në mënyrë figurative tregohet tejet agresiv me qeverinë Rama, që sapo e premtoi këtë koncesion të ri.

Agolli thotë:

Rruga Milot - Fier do të kushtojë 23 milionë euro për kilometër.

Rruga "Egnatia" në Greqi, rreth 1000 km, që fillon nga kufiri me Turqinë deri tek porti i Igumenicës, si dhe aksi Kostur - Janinë, në të cilën pata rastin të punoja për disa vite me kompaninë “Geognosi –Themeliodhomi” për studimin e fizibilitetit të kësaj rruge, e dini sa e ka koston për kilometër?! Vetëm 6.3 milionë euro! E njoh mirë këtë rrugë e cila ka standartet më të larta të ndërtimit, shumë vepra arti, ura dhe tunele.

P.s. Mos thuaj pastaj se këta nuk janë hajdutët më të mëdhenj në botë dhe në vendin më të varfër.

Ky popull as nuk e di se sa vidhet dhe as nuk e kupton se sa i varfër është për shkak të këtyre monstrave të cilët, po t'i kisha për kampion, ashtu si sundoja rrugët, do t’ua shpoja kokat, do t’i çoja në laborator, t'i shtypja me presë dhe në fund do t’ua hidhja çakejve në pyll të ziheshin njëri me tjetrin për ushqimin e gatshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai04/07/2020 19:25

Mendoni se e ka megjithë mend Rama se do të ndërtojë rrugën Milot - Fier e se do ta realizojë ate ? Sa projekte të tilla korruptivei ka realizuar deri më sot për 7 vite, veç përçudnimit që i bëri stadiumit Qemal Stafa ? Asnjë, ZERO. Ai nuk bëri dot as Rrugën e Arbërit që qeveria Berisha kishte përfunduar gjysmën e saj.. Po kështu edhe me Unazën e famëshme të Tiranës. Ndonëse gjysma e më shumë e saj kishte përfunduar që para 7 vitesh, qeveria Rama për 7 vite u përkujdes që me këtë unazë të vjedhë qindra milionë euro, Përse e hodhi në tregun mediatik propogandistik idenë e ndërtimit të kësaj rruge me 1.2 miliardë euro , pikërisht në kohën kur buxheti i shtetit shqiptar është në gjendjen e tij më të mjerueshme, borxhet janë rritur në stratosferë, e për të sanuar pasojat e tërmetit apo dëmet kolosale që i shkaktoi pandemia ekonomisë shqiptare, i duhen të investohen miliarda euro. Mendoj se këtë e bëri veç për të tërhequr vëmëndjen e opinionit puiblik nga dështimet e tij të gjithëanëshme, e të meren tani me diskursin se sa kushton kjo rrugë. Është në stilin e Ramës që kur i shpërthen një skandal, provokon një skandal tjetër për ta larguar vëmendjen nga skandalet e mëparëshme.. Por duke parë edhe sjelljet e tij të dukëshme mbushur me dredhira e ligësira, nuk është çudi që ta nisë këtë aventurën e 1,2 miliardë eurove me këtë rrugë, për ta bërë fakt të kryer siç bëri me teatrin e të sfidojë me këtë qeverinë e ardhëshme Basha.

Shto koment

Denonco