Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Djali i Enver Hoxhës i shkruan Edi Ramës: Na keni nxjerrë në rrugë, na plaçkitët

Djali i Enver Hoxhës i shkruan Edi Ramës: Na keni nxjerrë në rrugë, na plaçkitët

16:26, 29/06/2020
A+ Aa A-

Djali i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha pretendon se policia e ka nxjerrë dje në rrugë të madhe atë dhe familjen e tij.

Në një letër të hapur drejtuar Kryeministrit të vendit Edi Rama, ai e quan këtë akt "Dhunim banese"; "Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës"; "Vjedhja e orendive personale…”, etj.

Sipas tij, qeveria po shkel të drejtat e njeriut.

Bëhet fjalë për banesën që preket nga projekti i "Unazës së Re" dhe në të cilën ka jetuar derisa vdiq e veja e dikatorit, Nexhmije Hoxha.

Më parë kjo ndërtesë ka qenë godina e ish-reparteve ushtarake dhe ish-pularisë, ndërsa sot një pjesë është privatizuar nga banorët. Ndërsa 3 ditë më parë IKMT e shembi.

Në vijim, Gazeta DRITA po përcjell letrën e plotë të Ilir Hoxhës, drejtuar Edi Ramës.

Tiranë, më 29.06.2020

LETËR E HAPUR

DREJTUR: ZOTIT EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPËRISË

PËR DIJENI: ZONJËS YURI KIM
AMBASADORE E SHBA

ZOTIT LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE

ZONJËS ERINDA BALLANCA

AVOKATE E POPULLIT

KOMITETIT TË HELSINKIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT VJENË

Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni. Më konkretisht ndaj IKMT-s me drejtuese Znj Dallëndyshe Bici.

Bazuar në ligjin e shpronësimeve Nr. 8561 datë 22.12 1999, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta- Rrethrrotullimi Shqiponja”, (Loti I), u njoftuam për shpronësimin e banesës sonë. Nuk patëm asnjë kundërshtim, madje treguam mirëkuptimin tonë të plotë, për mospengimin e realizimit të kësaj vepre të madhe publike. Ndërkohe ishim në pritje të merrnim dëmshpërblimn që na takonte, që të sistemoheshim në një banese tjetër si dhe prisnim njoftimin shkresor nga IKMT-janë lidhje me afatet qëNe duhet të largoheshim nga banesa. Gjykoj se këto janë detyrime që administrata shtetërore ka ndaj qytetarëve të këtij vendi, të cilet kanë të drejtën të trajtohen me kujdesin dhe respektin e duhur dhe jo me veprime fashiste sic ndodhi me ne.

Por …

Më datë 26 Qershor 2020, ora 9, në godinën ku banoja une dhe pjestarë të tjerë të familjes Hoxha, u paraqitën inspektoret e IKMT me fadroma për të prishur ndërtesen. Për t’ju vëne në dijeni, neve nuk na kishte ardhur asnjë vendim shkresor nga IKMT për prishjen e pallatit, ku duhej të ishte e përcaktuar dhe data që duhej të largoheshim nga ndërtesa. Pra u ndodhëm para një veprimi krejt arbitrar. Në këto kushte u detyrova t’idërgoj nje sms znj Dallëndyshe Bici ku i shkruaja :”Mirëdita, po ju lutem për një gjë. Kanë ardhur për të prishur shtëpinë. Nuk kemi kundërshtim. Të lutem ta shtyni dhe dy ditë se nuk po arrijmë të zbrazim apartamentin. Do ju lutesha me mirëkuptim për shtyrjen. Faleminderit. Me respekt Ilir Hoxha.

Zonja në fjalë megjithëse e pa sms, nuk dha asnjë përgjigje, duke qenë institucioni i saj fajtor.

Për mos u zgjatur, pas presioneve të vazhdueshme arrogante të punonjësve të IKMT , duke na prerë dhe dritat për ta bërë fakt të kryer, na nxorrën me dhune nga banesa, ku kishin mbetur shumë relikte dhe materialetë Enver Hoxhes si dhe objekte tona personale.

Qëllimi i znj Dallëndyshe Bici ishte qëme cdo kusht të nxirrte në mes të katër rrugëve familjen e Enver Hoxhes, dhe ia arriti qellimit. Mbetem pa shtëpi dhe ato orendi dhe objekte që shpëtuam ishpërndamë në miq e shoqeri. Më vjen keq zoti Kryeministër që t’ju them, se u përserit e njëjta situatë sic na nxorri nga shtëpia Sali Berisha në vitin 1993. Më vjen cudi si përputhen këto akte fashiste edhe pas 30 vjetëve, për më shumë nga një qeveri e majtë?!!!

Por, nuk mbyllet me kaq. Persekutimi i familjes së Enver Hoxhes u duk qartazi, se pasi na larguan me forcënga banesa, IKMT jo vetëm nuk e prishi pallatin por lejoitë hyjnë njerez nga rruga që të plackitnin cfarë kishte mbetur në banesën tonë. Në këtë rast ne u demtuam jo vetëm materialisht por edhe moralisht se gjërat e shtëpisë tonë përfunduan në duart e njerzëve të panjohur, ndërkohë që mund të ishim lejuar ne ta boshatisnim banesën.

Nuk e kuptoj zoti Kryeminister. Administrata juaj kishte gati dy vjet kohë, që cdo gjë të shkonte më së miri. Edhe Ne të sistemoheshim në kohë dhe punimet të mos pengoheshin. Pse duhet kjo arrogance. Për të treguar që jeni të fortë dhe mund të bëni cfarë tëdoni, apo keni një administratë të paaftë për fatkeqësi të këtij populli.

Institucioni i IKMT mban përgjegjësi dhe une do të ndjek rrugën ligjore për:

– Dhunim banese

– Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës

– Vjedhja e orendive personale

– Shkelja e të drejtave të njeriut

– Dëmi moral dhe ulja e dinjitetit të familjes time.

Për të gjitha këto do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material.

Uroj dhe shpresoj që drejtësia e re do të jetë e paanshme dhe jo e politizuar.

Në fund kam një falenderim për korrektësinë e Policisë së Shtetit që ishte në lartesinë e detyrave të saj.

Me respekt

ILIR HOXHA", shkruan djali i diktatorit në letrën e drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ambasadave në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Daj Jaku02/07/2020 22:25

More këlysh i Everit, baba i këlyshit trafikant drogaxhi burgaxhi ordiner, para se të kërkosh dëmshpërblim, duhet të paguash dëmshpërblimet e gjithë krimeve të tyt eti dhe të tuat si drejtori më i fuqishëm në hije i MPB. Reliket e Enverit krahasuarme qindrat e tonëve të arit të grabitur popullit shqiptar... Por ajo që nuk mundem ta duroj... ma fare fare fare... kur krimet dhe dhunën e këtyre komunistëve të sotëm, këlyshë të komunistëve të tyt eti, ti i etiketon si fashiste, nuk ka fashizëm në Shqipëri o komunist këlysh komunisti gjaksor, ka vetëm komunizëm që është në fuqi njëlloj si dje ti me atin tënd.

Morina02/07/2020 00:18

Uaaa keta bejne teater per te mare demshperblimm, uaa filma multiplikativ uaaa .

Qytetar30/06/2020 20:20

Me vjen keq per familjen Hoxha po aq sa juve ju ka ardhur keq per familjen time! Atehere na shtypet, me pas qendruat indiferent tani luani viktimen.

Arberi 30/06/2020 09:23

Ahh te q... librin e shpise mer klyshi Enverit dashke dhe demshperblim, o rrace muti po Enveri qe i qiu nenen gjithe shqiptareve e paske harruar dhe me parate qe i grabiti Enveri shqiptareve u pasuruat ju more bythqir Gjirokastre, yyyttttttt rrace e shpifur qe nuk meritoni te jetoni. Kjo lloj sperme e prishur po ti vij dita prape e shkelin me kembe Shqiperine kto jane kriminele e kane ne gjak. Me gjoja na bojne Show se gjoja i rruhet ktijper ate shtepine dhe Edi Rama po i sulmon kto qe jane po e njejta specie. Edi Rama eshte pasardhesi Babait tend more qelbesire dhe ju investuat qe ta sillnit Ramen ne pushtet. I shuan dhe ambasadoreve te huaj qelbesira, shkruji Stalinit Mao ce Dunit

kadri hasbiu29/06/2020 18:01

me krimet qe ka bere babai jot kjo eshte shum pak

Art29/06/2020 17:12

Nuk kam qene asnjehere dakort qe te pesekutohen femijet e Enver Hoxhes. I ati ishte diktator keta nuk kane asnje faj, nuk kane qene pjese e vendimarrjes te te atit, ndryshe ka qene puna me nenen e femijeve. Eshte e padrejte te trajtohen si kriminel kur kriminelet shetisin diten per diell madje dhe qeverisin .

Shqiptari29/06/2020 17:10

Nuk eshte puna se na vjen keq per familjaret dhe pasardhesit e diktatorit Enver Hoxha, sepse per mendimin tim ata duheshin çuaj te jetonin ca vite ne Kampin famekeq te Tepelenes, apo te internoheshin diku neper zonat ku i çonte Enveri. Por me vjen keq per menyren fashiste te sjelljes dhe teajtimit qe ish-djemte e Bllokut po i bejne njeri tjetrit sot pas 30 vitesh demokraci njesoj si dikur, kur hanin e eliminonin njeri tjetrin. Ne kohen e Enverit, te pakten vinte nje urdher me shkrim, nje vendim ligjor, te lihej kohe te boshatisja banesen, te ngarkoje plaçkat e shtepise dhe sendet personale. Po te pakten, e kuptuat se me cilin keni te beni! Nuk krahasohet kurre Edvin Rama me Sali Berishen. Nuk e beri kurre Berisha kete veprim kriminal.

Shto koment

Denonco