Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

15-vjeçari vret në Vlorë/ Boçi: Shkolla jonë e dështuar, policia e çorientuar, edukimi ka marrë fund

15-vjeçari vret në Vlorë/ Boçi: Shkolla jonë e dështuar, policia e çorientuar, edukimi ka marrë fund

19:04, 20/06/2020
A+ Aa A-

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi reagon pas ngjarjeve të njëpasnjëshme kriminale që kanë goditur shkollat në vend.

Pas vrasjes në Vlorë, të kryer nga një 15-vjeçar që kishte braktisur shkollën që në klasën e shtatë, ish-deputeti drejon gishtin e fajit nga sistemi arsimor.

https://www.syri.net/kronike/348698/s-e-leme-me-kaq-familja-e-te-riut-te-vrare-nga-15-vjecari-rrefen-si-i-zune-prite/

Sipas tij, shkolla jonë është e dështuar, ndërsa edukimi ka marrë fund.

Reagimi i plotë i Boçit:

EDUKIMI ËSHTË I VRARË

Vrasja në Vlorë e kryer nga një 15-vjeçar, ka rikthyer dhe njeherë debatin e mosfunksionimit të edukimit në shkollat tona dhe mosfunksionimin e strukturave shtetërore, mes të tjerave të policisë.

Abuzimet seksuale dhe aktet e dhunës janë shtuar kësisoj midis 15-vjeçarëve.

Adoleshenti G.T që ka kryer aktin e rëndë rezulton të ketë braktisur shkollën në klasën e shtatë.

As Drejtoria Arsimore dhe as Drejtoria e shkollës, nuk kanë marrë asnjë masë që të përmbushet detyrimi i arsimit 9-vjeçar për nxënësin.

Shërbimi psiko-social është inekzistent dhe nuk e ka vënë ujin në zjarr!

Ndërkohë adoleshenti ka pasur nje ngjarje të ngjashme dhune dhe më parë.

Por policia nuk e ka marrë seriozisht dhe nuk ka ndjekur as ndalimin e as dërgimin e tij pranë shkollës, për ta detyruar të ndjekë arsimimin.

Shkolla jonë është e dështuar!

Policia është e çorientuar!

Edukimi ka marrë fund!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Gj 20/06/2020 20:47

Zoti boci je tuj fol fjal me vende

Shto koment

Denonco