Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

‘S'e lëmë me kaq’: Familja e të riut të vrarë nga 15-vjeçari, rrëfen si i zunë pritë

‘S'e lëmë me kaq’: Familja e të riut të vrarë nga 15-vjeçari, rrëfen si i zunë pritë

08:59, 20/06/2020
A+ Aa A-

‘Nuk e lëmë me kaq’: familja e 26-vjeçarit të vrarë nga adoleshenti rrëfen si i zunë pritë

Familja e 26-vjeçarit të vrarë me thikë Aleksandër Petanaj ka përcjellë për në banesën e fundit të birin e saj, që u vra me thikë nga G. Tartaraj, një 15 –vjeçar.

26- vjeçari, sipas Policisë, ka ndërhyrë për të larguar të vëllanë nga grindja, por pikërisht për këtë shkak, ai është qëlluar disa herë më thikë.

Petanaj njihej si një person i qetë, që punonte në një mobilieri në Vlorë dhe nuk ishte problematic, njofton Panorama.

Në familjen e Alekandër Petanajt ka pllakosur hidhërimi, ndërsa të afërm të tij janë shprehur se djali ishte një person shumë i qetë. Para grupit hetimor, ata kanë thënë se 26-vjeçarit i kanë bërë pritë 10-15 veta me dy makina, teksa ishte duke u kthyer me biçikletë nga puna që bënte në mobilieri.

“Aleksandri po kthehej natën nga Vlora me biçikletë. Kishte qenë në punë në mobilieri. Në pyllin e Sodës i kanë bërë pritë. Kanë qenë rreth 10- 15 vetë me dy makina. Pasi e kanë sharë dhe goditur disa herë, e kanë qëlluar me thikë. Ai që e qëlloi është shok klase me vëllain e Aleksandrit. Janë zënë edhe më parë, por gjëra fëmijësh. Jemi në një lagje me atë që është arrestuar. Ne nuk e lëmë me kaq. Na iku djali. Aleksandri nuk ngacmonte njeri, punonte gjithë ditën në mobilieri”, janë shprehur ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco