‘Kanë shpërfytyruar Tiranën’/ Edmond Tupe në SYRI TV: Rama ik

‘Kanë shpërfytyruar Tiranën’/ Edmond Tupe në SYRI TV: Rama ik

14:21, 11/06/2020
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin ‘Kafe shqeto’ në SYRI TV, Edmond Tupe rrëfeu për ditët e izolimit, për qëndrimin e tij ndaj legalizimit të prostitucionit, si dhe i dërgoi një mezash publik kryeministrit Edi Rama, për ikje të menjëhershme.

E vetmja gjë, që i jepte paqe profesorit gjatë periudhës së karantinimit ishte cicërima e zogjve, në një qytet, që siç e quajti ai është shpërfytyruar.

Edmond Tupe e quajti fenomen social-ekonomik prostituimin. Profesori mban qëndrim të fortë, për ata që e mbrojnë tezën e legalizimit të tij.

Të gjitha pakënaqësitë e Edmond Tupes u përmbyllën me sloganin e njohur ‘Rama ik’!

Më tej, Tupe pohoi se kjo periudhë ka qenë mjaft e mirë për lexime dhe përkthime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco