Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Reforma zgjedhore s'duhet të ishte monopol i partive

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Reforma zgjedhore s'duhet të ishte monopol i partive

14:27, 01/06/2020
A+ Aa A-

Komiteti Shqiptar i Helsinkit u shpreh me anë të një deklarate sot pas mosarritjes së kompromisit politik midis palëve për Reformën në Drejtësi se ajo nuk duhet të jetë monopol i partive palitike dhe se praktika që u ndoq nga këshilli Politik, e mbyllur dhe pa gjithpërfshirje, nuk qe e drejtë.

KSHH tha se "shpreson se përfaqësuesit e këtij Këshilli në radhët e mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare, nëpërmjet dialogut dhe konsensusit konstruktiv, do të arrijnë në rezultate konkrete që do të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të standardeve që kërkohen në përputhje me aktet ndërkombëtare, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë."

KSHH vërejti se "pavarësisht nevojës për dialog dhe konsensus të gjerë midis forcave të ndryshme politike, ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk duhet të jenë monopol i partive politike dhe bën thirrje për të shmangur konsultimin formal dhe për të dëgjuar efektivisht mendimin e grupeve të interesit, ekspertëve, si dhe organizatave dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile."

KSHH theksoi se "konstatoi me keqardhje se me krijimin e Këshillit Politik, pavarësisht rëndësisë që ky Këshill mbart në drejtim të dialogut dhe konsensusit sa më të gjerë politik, u shmang çdo konsultim me shoqërinë civile dhe grupet e tjera të interesit. Në fakt u veprua në mënyrë të mbyllur, me përjashtim të deklaratave verbale të bëra në media, nga përfaqësues të këtij Këshilli."

Në përfundim, KSHH nënvizoi se praktika e ndjekur nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore nuk ka qenë një praktikë e drejtë, pavarësisht nga qëllimet e mira që Reforma Zgjedhore të përfundonte sa më shpejt. Gjithëpërfshirja dhe konsultimi, si parime të rëndësishme në një demokraci funksionale, janë të domosdoshme dhe përbëjnë shtyllë të rëndësishme për një reformë zgjedhore të plotë, të gjithëanshme dhe në përputhje me standartet," ka theksuar Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco