Opozita dorëzon të gjitha propozimet/ Në pritje të diskutimit për qeverinë kujdestare

Opozita dorëzon të gjitha propozimet/ Në pritje të diskutimit për qeverinë kujdestare

20:09, 31/05/2020
A+ Aa A-

Këshilli Politik është mbledhur prej orës 19:00 për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore. Ato janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi.

Burime nga tryeza thonë për Syri.net se, me gjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, pjesa pozitive është se në tryezë sontë nuk ka çështje të reja. Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore.

Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i gjykatës kushtetuese.

Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco