Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Berisha: Me urdhër të Sulltan Salep Surrelit, plazhiten vetëm narkozyrtarët dhe qentë tyre

Berisha: Me urdhër të Sulltan Salep Surrelit, plazhiten vetëm narkozyrtarët dhe qentë tyre

09:40, 27/05/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka hedhur poshtë më të tjera fakte, tezën e kreut të qeverisë për të mbajtur larg plazheve, qytetarët shqiptarë, me pretekstin e përhapjes së koronavirusit.

Berisha e ka akuzuar “Sulltan Salep Surrelin” se plazhet u janë hapur vetëm narko-zyrtarëve dhe i ka sjellë si dëshmi, mesazhet e emigrantëve shqiptarë këtë radhë nga Anglia. “Dielli, ajri i pastër dhe uji mbrojnë nga COVID-19 – ka nënvizuar Berisha në shënimin e tij në Fb. Këto ishin në fundjavën që kaloi, plazhet e Britanisë së Madhe! Kurse në plazhet e Shqipërisë, me urdhër të Sulltan Salep Surrelit, nuk u lejua asnjë qytetar, por u plazhitën vetëm narkozyrtarë dhe qentë e tyre. Shikoni videon dhe lexoni mesazhet e emigrantëve dixhitalë!”

* * *

"Përshëndetje Doktor, uroj të jeni mirë.

Plazhet e Anglisë, edhe pse është akoma “lockdown”, shumica e gjërave, njerëzit, janë të lirë edhe pa kufizime, jo si skizofreni, që çon Polici nëpër plazhe që të mos t’i lejojë njerëzit të vazhdojnë jetën si më përpara edhe le koronavirusin nga e hëna deri të premten pushim e pastaj e lëshon të shtunë e të diel. Mjerë Shqipëria për të. Të uroj shëndet e gjithë të mirat."

* * *

"Të kesh jetë të gjatë, dr. Berisha, të përshëndes.

Pashë që kishe postuar një foto dje ose pardje të plazheve në England. Unë po të nis një video që po ta shpërndashni brenda rregullave tuaja, ta shohin mirë qeveritarët tanë se kujt i thonë plazh publik."

* * *

"Mirëmëngjesi Doktor.

Tregoji Edi Ramës se plazhet në Evropë janë hapur dhe nuk na ndalon askush që të shkojmë në plazh, sepse më duket ato informacione që po na jep, po i nxjerr nga truri i vet që i ka shkuar dëm nga kokaina. Të lutem anonim. Faleminderit z. Sali Berisha."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco