Ish-deputetja demokrate: Sandër helmi ‘na nderoi’ sot me vizitën në Lezhë! Propaganda e turpshme dhe e neveritshme vazhdon!

Ish-deputetja demokrate: Sandër helmi ‘na nderoi’ sot me vizitën në Lezhë! Propaganda e turpshme dhe e neveritshme vazhdon!

20:38, 26/05/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja demokrate, Lindita Metaliaj, duke komentuar vizitën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ditën e sotme në Lezhë, e ka quajtur këtë të fundit si ministrin e tretë ‘shembullor’ të narkoqeverisë Rama.

‘Propaganda e turpshme dhe e neveritshme vazhdon!

Pasi bllokuan trafikun për orë të tëra në të gjithë qytetin, tentojnë të tallen duke fyer inteligjencën e lezhjanëve.

Harrojnë shërbëtorët e Ramës që po qeverisin prej 7 vitesh tashmë dhe se ky është ministri i tretë “shembullor” i narkoqeverisë Rama!

Sandër kimiku vizitoi shërbimin e zjarrfikëses në Lezhë dhe i sapo zbrituri nga hëna konstatoi (fjalët e tij ):

-Skemi ndonjë gjë të bukur për të treguar sot!

-Shërbimi i zjarrfikëses është lënë në harresë për shumë vite!

-Kujtohemi në mëngjes për këtë shërbim!

-Unë e kam vendosur në top prioritet në letër shërbimin zjarrfikës, dhe duam të bëjmë një stacion të këtij shërbimi me standarte Europiane!!!!!!!

Ku ishe ti Sandër ndërkohë??

Nuk të vjen turp të tallësh dhe të mashtrosh lezhjanët??

Harruat që po qeverisni prej 7 vitesh, apo ishit të zënë me blerjen e gazit për të helmuar protestuesit paqësore në bulevard?

Apo ishe i zënë me prishjen banditeske të teatrit në 4 të mengjesit, ku angazhove 1500 uniforma blu, forcat Shqiponja, FNSh, Renea-n etj për të dhunuar artistët, intelektualët, përfaqësuesit e opozitës, gazetarët, qytetarët etj

Turp për ty dhe shefin tënd që mendoni që propaganda do t’ju nxjerrë nga llumi ku jeni zhytur!

Ditëve tuaja po ju vjen fundi!

Shqiptarët nuk harrojnë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco