Kryemadhi: Rama ëndërroi gjithë jetën të luajë në atë skenë, prandaj e shkatërroi

Kryemadhi: Rama ëndërroi gjithë jetën të luajë në atë skenë, prandaj e shkatërroi

14:50, 21/05/2020
A+ Aa A-

Duke folur nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se kryeministri e shkatërroi Teatrin sepse gjithë jetën ëndërroi që të luante në atë skenë por nuk mundi.

Kjo pasi sipas saj i mungonte talenti dhe gjithnjë është përbuzur.

Kryemadhi u shpreh: “Ëndërroi gjithë jetën të luajë në atë skenë parandaj e shkatërroi, se paaftësia e tij nuk ia dha shansin që të ishte i duartrokitur në atë skenë. Ka qenë i përbuzur se ka dashur ta shkatërrojë atë skenë.”

Duke përmendur fjalën e kryeministrit në Kuvend, Kryemadhi u shpreh se ishte thjesht një aktrim mediokër, në panik jo profesional që tregonte frikën që ka nga  qytetarët e tij.

Kryemadhi: “Një aktrim medioker, në panik, jo profesional. Hapja e krahëve të tij si shqiponjë, një larskë e zezë që vajton për rrënojat e Teatrit…tregon frikën që ka nga qytetarët e tij, halucinacionet që në çdo moment i rrethohen rreth kokës. Këto makthe do të ndjekin pa fund. Rrënojat e teatrit nuk janë aq të mëdha, janë rrënojat e sistemit të drejtësisë së shtetit..shumë më të mëdha se ato të teatrit.”

Po ashtu kryetarja e LSI, u shpreh se “ky njeri që flet për fasadën dhe luksin duhet të shohë sesi i janë qytetarët që u ka mbyllur bizneset dhe i ka falimentuar.

“Nuk e shlyen dot dëmin që i ka bërë shqiptarëve dhe brezave të ardhshëm. Ky njeri që flet për fasadën luksin, për mrekullinë e madhe që u ka ndërtuar shqiptarëve, të shohë si u ka mbyllur bizneseve, si i kanë falimentuar, nuk kanë mundësi të paguajnë faturat”, shtoi ajo më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco