Kosova/ 'Ftesa e Kurtit, propagandë. Nuk tërhiqem nga padia për Haradinajn'

Kosova/ 'Ftesa e Kurtit, propagandë. Nuk tërhiqem nga padia për Haradinajn'

23:02, 07/05/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, teksa fliste për pandeminë, akuzoi kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij ka refuzuar propozimin e tij për një takim Shqipëri-Kosovë me  presidentin Ilir Metën, Thaçin, Osmanin e Ruçin për të patur një plan të përbashkët veprimi kundër Koronavirusi.

Por i ftuar në “Çim Peka LIVE”, Rama u shpreh se ky do të ishte thjesht një takim propagande.

“Nuk e kam parë të arsyeshme një takim të tillë propagande. Se ç’pandemi do të luftonim ne në atë format?! Ndërkohë kishte edhe probleme të tjera në Kosovë. Për ju nuk e di, por për mua ishte një shfaqje që nuk e konsiderova të arsyeshme të merrja pjesë”, tha Rama.

Kryeministrat në Kosovë që kanë probleme me Hashim Thaçin, kanë edhe me ju...

"Nuk kam pasur probleme me Isa Mustafën. Me Ramushin dihet historia, që është skandaloze dhe që nuk ka lidhje me Hashim Thaçin. Unë nuk jam Hashim Thaçi. Ndërkohë me Albinin nuk kam patur ndonjë problem të veçantë. Ato që kemi patur për ti thënë i kemi thënë, por nuk kemi patur ndonjë problem konkret", tha Rama.

"Nëse është Ramushi burimi, më thoni tja shtoj dosjes së gjykimit. Është fantazi e shtuar si ajo e Ramushit me mua".

Vazhdon gjyqi?

"Procesi është në vazhdim. Nuk është një gjyq që do të tërhiqem", tha kryeministri.

               

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco