VIDEO/ Shqipëria në izolim, Berisha: Po mbillet masivisht kanabis

VIDEO/ Shqipëria në izolim, Berisha: Po mbillet masivisht kanabis

14:08, 05/05/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një intervistë në Ditarin e A2, se në këtë periudhë izolimi, thuajse total të vendit për frenimin e pandemisë së koronavirusit, në disa zona është mbjellë masivisht kanabis.

‘E vërteta është se pandemia u shfrytëzua për mbjellje masive të kanabisit në të katër anët e vendit. U shfrytëzua për tendera sekretë të denoncuar nga organizata serioze, mbi 20 tendera sekretë për të vjedhur në mënyrë të fshehtë. Kruja, Tepelena, Këlcyra, Përmeti, Dukagjini, Skrapari, Berati, janë mbushur si asnjëherë tjetër me kanabis. Ky do të jetë viti kulmor i kanabisit’, tha Berisha.

Ai hoqi një paralele me vitin 2016, duke thënë se për nisjen e kultivimit u përdor e njëjta ‘parullë-kod’, siç e quajti ai.

‘Në vitin 2016, Koço Kokëdhima doli me teorinë e kanabisit mjekësor dhe se do të siguronte eksporte të kësaj bime në SHBA. Para një muaji, Edi Rama dha kushtrimin ‘do të legalizojmë kanabisin mjekësor’, çka do të thotë ‘mbillni sa të mundeni se nuk keni asnjë pengesë’.

Po tejkalohet ajo iniciativë. Pas fjalës të tij se do të miratonte ligjin për legalizimin e kanabisit, të gjithë kultivuesit e vjetër të kanabisit u mobilizuan dhe tokat e bukës po i mbjellin kanabis. Janë krijuar fidanishtet nga më të fuqishme që kanë ekzistuar ndonjëherë.

Është caktuar taksa e komisarëve të policisë, me sa duket do të jetë më e lartë se sa ishte në vitin 2016. Pra do të jetë viti i dytë i kanabizimit masiv të Shqipërisë’, shtoi ish-Kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ush gomar05/05/2020 16:38

Shba=droge

Shqiptari05/05/2020 15:38

SHQIPERINE E KA MARRE NE DORE NARKO-QEVERIA E KRIMIT! SHQIPERIA ESHTE NEN KTHETRAT GJAKATARE TE NORKO-REGJIMIT KRIMINELO-KOMUNISTO-SOROSIAN RILINDJA E DREJTUAR NGA SATRAPI I SURRELIT!!! HABITEM SE SI INTERPOLI, EUROPOLI, CIA, FBI DHE DEA RRINE DUARKRYQ DHE NUK NDERHYJNE PER TA RREZUAR KETE REGJIM ME TE NDYRE SE SA REGJIMI I DIKTATORIT VERI-KOREAN KIM YOUNG UN!!!! KY ESHTE NJE REGJIM KRIMINAL REGJIM ME I NDYRE SE SA REGJIMET E MUBARAK, GEDAFIT DHE SADAM HUSEINIT!! BOTA DEMOKRATIKE DUHET TE NDERHYJE SOT SEPSE NESER DO TE JETE TEPER VONE!!! REGJIMI TOTALITAR DHE AUTOKRAT I TIRANES DO TE JETE NJE PRECEDENT TEPER I RREZIKSHEM PER EVROPEN DEMOKRATIKE DHE BALLKANIN PERENDIMOR! SHQIPERIA ESHTE NJE NARKO-SHTET MJAFT I RREZIKSHEM PER RENDIN, QETESINE DHE DEMOKRACINE NE EVROPE DHE BALLKAN!!!

Shto koment

Denonco