Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

E vërteta për Top Channel, Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

E vërteta për Top Channel, Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

17:03, 21/02/2020
A+ Aa A-

Në një nga flet-rrufetë e tyre on-line aksionerja e Top Channel dhe ortakja në biznesin e kafesë me pronarët e inceneratorëve, ka reaguar duke pretenduar se ka zbuluar të vërtetën e sulmeve që behen ndaj televizionit Top Channel.

E gjitha duket një sajesë e sforcuar dhe lajthitje në objekt, nga Ben Blushi që po kërkon me çdo kusht të fshehë skandalin e pasurisë së tij prej oligarku dhe skandalet që e përfshijnë atë dhe familjen e tij në lidhje me prona, biznese, por dhe deri tek gjobat ndaj bizneseve apo shantazhin ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë për interesa tërësisht klienteliste.

CNA.al ka publikuar ditët e shkuara disa materiale investigative në lidhje me aksioneren e Top Channel, Vjollca Hoxha dhe përfshirjen e saj në një skemë me shitje aksionesh në një kompani private. Skema është e qartë pronarët e konçesionit 300 milionë euro të inceneratorëve kanë ndërtuar një kompnani në Bullgari, ku aksionere me 33% është futur edhe Eva Blushi, gruaja e Ben Blushit, kjo kompani, themeluar në tetor 2019 vjen në Tiranë dhe ble 51% të Valtelina shpk, mbajtëses të emrit tregëtar Lori Kafe, e cila ka aksionerë të njëjtët persona.

Image

Kjo e vërtetë e cila minimalisht tregoi se Top Channel ishe përdorur për interesa të biznesit të inceneratorëve dhe jo në shërbim të publikut në dhjetra raste, kur ky i fundit kishte gënjyer me propagandë e shfaqje të shëmtuara.

Top Channel përtej këtyre shfaqjeve mizerabël shpesh ishte përdorur edhe për sulm ndaj gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë. Të gjitha sulmet ndaj individëve të caktuar që “çuditërisht” kishin pasur çështjet e Vjollca Hoxhës dhe nuk ishte dhënë vendimi që asaj i pëlqente, se ata që e shpallnin fitues mund të qëndronin edhe në krye të KED, si rasti i Ardian Dvoranit.

Këto dy të vërteta, pra biznesi me kompaninë e inceneratorëve dhe sulmet e shantazhet ndaj gjyqtarëve i kanë “përveluar” Vjollca Hoxhes dhe Ben Blushit, i cili tashmë është ortak në biznese me pronaren e Top Channel.

Të tërrbuar, kanë shpikur edhe autorët e asaj që ata e quajnë sulm ndaj Top Channel. Së pari s’ka asnjë sulm ndaj Top Channel, por është thënë e vërteta që i intereson publikut, sepse jemi përpara rastit kur një television kombëtar po përdoret për qëllime totalisht imorale, dhe liçensën se ka marrë për shërbime të tilla.

Pse këto shkrim? Pse tani?

Në faqen tonë do të gjeni me dhjetra materiale të publikuara edhe muaj e vite më parë për Vjollca Hoxhën dhe bëmat e saj. Pra çdo teori se këto shkrime vijnë tani për skenarët e menduar nga Vjollca e Blushi bien lehtësisht. Shkrimi për blerjen e Lori Kafe, erdhi tani pasi u krye një investigim gati një mujor. Blerja është regjistruar në QKB në 31 dhjetor 2019, kontrata është aty publike, kohë mori konfirmimi në Bullgari i kompanisë EM  Capital Group AD, e cila është në pronësi të Klodian Mertirit, Klodian Zotos dhe Eva Blushit, por në institucionet tona nuk figuronin me emra.

Ne e dimë që Vjollca dhe Blushi ndihen keq dhe nuk donin që kjo e vërtetë dhe ortakëri të dilte ne publik, por nuk i ndihmojmë dot, ndryshe nga ata qëllimi ynë është informimi i publikut dhe jo lëmshosja me kompani plehrash e inceneratorësh.

Pasuria e Ben Blushit u publikua sepse bashkëshorjtja e tij në shkelje të ligjit është aksionere dhe ka ushtruar aktivitet privat kur nuk i lejohet. Dhe për më tëpër ajo është pjesë e një transaksioni 1,5 miliardë lekë dhe një kontrate shitje 2.2 milionë dollarë. Por kur lexuam dokumentet dolën edhe bëma të tjera si pasuri me vlera 500 milionëshe të blera për 30 mijë euro, që e shlyenin veten për 18 muaj.

Publikimi erdhi pikërisht kur ne verifikuam kontratën e parë dhe rrugës kanë dalë me dhjetra skandale, por edhe material që duket se SPAK do ketë një dosje të plotë për herë të parë për një gazetar që u bë politikan dhe tani shërben si “kamikaze” i Vjollca Hoxhës.

Materialet janë publikuar për t’ju treguar shqiptarëve disa të vërteta të mëdha, për t’ju treguar sesi përdoret një Televizion Kombëtar dhe kush janë personat që i kryejnë ato veprime. Asgjë më shumë se kaq, shkeljet e ligjit dhe korrupsionin e hetojnë organet kompetente, e vërteta do thuhet e shkruhet në çdo çast në mos nga ne sot nga dikush tjetër nesër. Për ne ky është vetëm fillimi.

Së fundi skema e gjetur se pas të vërtetave qëndron Berisha, aksionerë të Top-it, ish-drejtues të Digitalb, e pronarë mediash, janë broçkulla që nuk i beson më askush. Sulmojnë kë munden në një portal periferik, si munden, ndërtojnë skema e skenarë.

Nuk mund tju themi gjë tjetër veçse të vazhdojnë tju bien fort, por edhe më fort, të gjithëve që i shkojnë në mendje Ben Blushit, e mos ndalen në marrinë e tyre. Kështu thjeshtë tregojnë kush janë, sa vlejnë dhe se e vërteta jonë dhe e publikut ju ka djegur deri në përvëlim.

Kur t’ju dalë inati me apo pa pirë uthull, le të kujtohen për të vërtetat që ne kemi raportuar dhe të përgjigjen përpara shqiptarëve për ortakërinë me konçesionin e inceneratorëve, shantazhin ndaj gjyqtarëve dhe pasuritë miliona dollarë nën deklarime të dyshimta.

Marrë nga CNA.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco