VIDEO/ Meta: Më 2 mars besëlidhje kundër grushtit të shtetit, Rama të marrë poture të gjera

VIDEO/ Meta: Më 2 mars besëlidhje kundër grushtit të shtetit, Rama të marrë poture të gjera

13:27, 19/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë thirrje, sot popullit, që në 2 mars të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

"Do ta marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit, - tha Meta. - Cilat do të jenë veprimet e Presidentit?! Gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës!

Të jeni të sigurt se kjo godinë, ky institucion, që është sot një kështjellë e vetme për fat të keq por e pamposhtur dhe e paepur e mbrojtjes së demokracisë, nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti I parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, pikërisht, para popullit shqiptar, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar njëherë e mirë regjimin e oligarkëve dhe mafiozëve, të mafias ndërkombëtare që ka dhunuar sovranitetin ndërkombëtar me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër të pastrimit të parave, në një qendër operacionale të krimit të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar dhe njëkohësisht të shumë problemeve të tjera në Ballkan.

 Kështu që në 2 mars ju presim të gjithëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ju japim fjalën se shumë shpejt, falë popullit shqiptar nuk do të ketë më vetëm një institucion që është Presidenti në mbrojtje të Republikës, të interesit kombëtar dhe publik, por të gjitha institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kudo pastaj do t’i kthehen popullit shqiptar.

Ata që kërkojnë popullin e Presidentit në Whats App, të porosisin poture të gjëra!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

FILANTROPI DT. 19 shkurt 202019/02/2020 16:28

Meqë po na thoni se nuk kemi besim tek LULI, se na qënka "hollandez" atëherë le të thërresim përsëri Jozefinën, Boden, Bregun e të tjerë se mos na vetë më mbarë seç jemi... Me këto mëndësi të vjetra ju nuk bëni gjë tjetër veçse demoralizoni njerëzit e thjeshtë që i kanë caktuar vetes një ideal " Rrëzimin e Ripjerdhjes " .....

Daj Jaku19/02/2020 15:53

O Edlir Rameta. Të gjithë pra në shesh për të rrezuar bijtë e enverit prej mishi, si dikur 30 vjet më parë me enverin prej bronxi. Le të na bëhet gabimi i djeshëm mësim për nesër e të mos lejojmé asnjë komunisir, ish komunist, bir e nip komunistësh në institucionet e reja demokratike. Le ti marrë Shoroshi këta kriminelë drogaxhinj, në shoqërinë e tij me shalët hapur jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të rikthehen shqiptarët e ndershëm pranë vatrës, pranë punës, anës Vjosës, anës Bunës.

I deleguari19/02/2020 15:05

Të lumte president! Kjo pritej prej shume kohe, sidomos kur perfatin e keq të ketij populli kemi nje opozite inegzistente,kryesuar nga Olandez,teresisht I paafte qe nuk ngjall shprese as brenda as jashte vendit. Fatkeqesi shume e madhe qe Lulzim Basha nuk figuron ne listen e personave me të cilet projektuesit e të ardhmes se shqipetareve mund të bisedojne! Front mbare shqipetar per largimin e Edvin Mafijes! Sa do qofte kostua, e sigurte eshte se nuk ka krahasim me shkaterrimin rrenjesor të cdo qelize të shtetit shqipetar!

Edlir Rameta19/02/2020 13:47

2 marse ne proteste thirje nga Meta?! Lojra te pista ne kurize te popullit. Sic e dime prej rreth nje muaj Edvin Kristaq cocaina ka nxhjere OFLine jo te hamletit apo shekspirit por te tijen ku u bene presione disa "bosve te krimit"te deklarojne pasurine brenda 48 orve.Kjo eshte thjeshte loje e piste sepse sic e dime jane keta apo ishin keta "bosa krimi"qe e sollen Ed cocainen ne pushtet qe e mbajten duke vjedhur votat ,tani Ed cocaina i ka kundra. Mos valle Ed cocaina do te lere pushtetin por me dhune,sepse keta "bosat e krimit"nuke do jene me me Ed cocaine por kundra tije pra do vjedhin vota tani per te sjelle Opoziten ne pushtet.,apo thjeshte Edvin Rama po ju kerkon me dhune "bosave te krimit"ta mbajne Ramen ne pushtet se perndryshe Rama per vec fleteve te OFeLise do jau mar megjithmend pasurine.Besoje se eshte thjeshte shantazh sepse Ed cocaina megjithse vesh poture qe te duket sikur ka "bythe"dhe ti dale kunder krimit por ne te vertete ska sepse eshte vete kapua i boseve te krimit.Per thirjen e Metes loje dhe kjo sepse Meta e dinte mire cfare do ndodhte me te kur Ed Cocaina e vuri me dhune ne zyren e presidentit.Por padyshim te gjitha keto lojra te pista behet ne kurize te popullit te shkrete.Rama &Meta &Berisha e gjithe kaste e vjeter jo te ikin por te shporen nga shqiperia.

Shto koment

Denonco