Ndihmat për tërmetin e 26 Nëntorit/ Teliti: 1,15 mld euro nuk janë dhuratë, mbi 70% janë borxhe

Ndihmat për tërmetin e 26 Nëntorit/ Teliti: 1,15 mld euro nuk janë dhuratë, mbi 70% janë borxhe

16:14, 18/02/2020
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, përballë gazetares Armela Ferko, drejtori i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti ka komentuar situatën pas Konferencës së Donatorëve, zhvilluar dje në Bruksel.

Sipas ekspertit të financave,  rreth 70% e 1,15 miliardë eurove janë borxh dhe jo dhuratë.

“Vlera prej 1,15 miliardë nuk është dhuratë.  Mbi 70% e saj është borxh.  Çdo dhuratë është e mirëpritur. Kur mund të disbursohen këto grante, që nuk bëhet as për një javë e as për një muaj. Duhen projekte konkrete. Ka procedura tejet të komplikuara dhe zgjasin me muaj dhe vite. Në rastin më të mirë zgjasin 1 deri 2 vite. Paratë nuk kanë ardhur ende dhe nga kalimi nga fjalët te puna është në mes një lum i madh”, u shpreh Teliti.

Sipas tij, nuk mund të marrim më kredi pa ulur borxhin publik. Ndërsa shtoi se puna në ndihmë të qytetarëve të dëmtuar duhej të kishte nisur me kohë pa pritur ardhjen e ndihmave.

"Këto janë kredi të buta dhe Rama e shpalli si fitore. Kredinë e butë nuk e ka shpikur as Rama, as Berisha dhe as Basha. Ka 30 vite që Shqipëria ka mundësi të marrë kredi të buta. Të prezantohesh para publikut shqiptar si hero mundësinë që të japin ndërkombëtarët për të marrë kredi me interes të ulët, është nonsens dhe e pakuptueshme. Paratë nuk vijnë për kryeministrat, por për ata që janë të prekur nga tërmeti. Kjo ka ndodhur edhe me Italinë, edhe me Francën, edhe me Turqinë, që janë shtete më të fuqishme se ne. Nuk është risi kjo që ka ndodhur. Ajo që duhet bërë tani është puna për njerëzit. Qytetarët shqiptarë nuk do ti shohin as për një javë, as për një muaj këto para. Në rastin më të mirë në vitin 2021, ose edhe në vitin 2022. Pjesën dërrmuese të dëmeve të tërmetit do ti paguajmë ne", shtoi Dorian Teliti. /SYRI.net

Intervista në Syri TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Titi18/02/2020 17:26

Mbi toke jo, por nen toke po, si pabesia e kyellumite.

Gramoz18/02/2020 16:42

O mos e vrit mendjen per popullin, populli shqiptar gjith jeten eshte kenaqur me lugen bosh.

Shto koment

Denonco