Ramush Haradinaj i ftuar në fjalimin vjetor të Donald Trump në Kongres

Ramush Haradinaj i ftuar në fjalimin vjetor të Donald Trump në Kongres

08:40, 05/02/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qënë i ftuar në 4 shkurt, në fjalimin vjetor të Presidentit amerikan Donald Trump në “State of the Union”.

Siç shkruan sot në Fb Haradinaj, ai u ndie “i nderuar të jetë i ftuar i posaçëm në fjalimin vjetor të Presidentit të SHBA Donald Trump adresuar në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të njohur si State of the Union.

Fjalimi i Presidentit Trump ishte shprehje e qëndrimit se Shtetet e Bashkuara janë lider global në siguri, ekonomi, demokraci dhe progres. Ky vizion i Presidentit Trump dhe administratës së tij është një siguri dhe shpresë për të gjithë popujt paqedashës dhe shtetet demokratike.

Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim është në rresht dhe partneritet me SHBA. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” përfundon Haradinaj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco