Si u mbajt sekret ceremonia e shpërblimit që dha Erdogan, për rrëmbimin e mësuesit turk Çelik

Si u mbajt sekret ceremonia e shpërblimit që dha Erdogan, për rrëmbimin e mësuesit turk Çelik

12:48, 20/01/2020
A+ Aa A-

Natë e ditës së parë të këtij viti, më 1 Janar 2020, policia shqiptare në bashkëpunim me drejtuesit e burgut `302` rrëmbyen, mësuesin turk 42 vjeçar Harun Çelik dhe pasi e dorëzuan te disa agjentë civilë të shërbimeve sekrete turke e hipën ‘pako’ në avionin Airalbania, për ta çuar në Stamboll ku u burgos menjëherë.

Sipas të dhënave që dolën më vonë, autoritet shqiptare thyen çdo ligj të vendit tonë si dhe konventat ndërkombëtare që kemi nënshkruar, duke i refuzuar kërkesën për azil politik, të akuzuarit nga qeveria e Edrogan, si pjesë e të ashtuquajturit rrjeti terrorist FETO.

Për këtë ngjarje skandaloze, reagimet ishin të forta brenda dhe jashtë vendit, por policia dhe qeveria shqiptare nëpërmjet Endri Fugës u përpoqën që të mashtrojnë, siç edhe doli pas dëshmive të avokatit të Harun Çelik.

Pas këtyre zhvillimeve për të gjithë u bë e qartë, se kishim të bënim me një shërbim të hapur të Edi Ramës ndaj ‘vëllaimit’ të tij autokrat, presidentit Erdogan.

Dhe për çdo shërbim vjen, edhe shpërblimi i menjëhershëm. Nuk po flasim për lidhjet e errëta personale mes Ramës dhe Erdogan, por për një shpërblim të dukshëm që i erdhi policisë shqiptare vetëm 2 javë pas ‘rrëmbimit’ dhe dorëzimit te autoritet turke të mësuesit ‘terrorist’ Harun Çelik.

Në datë 14 Janar në kryeqytetin tonë u zhvillua një ceremoni në repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ku merrte pjesë zëvendës ministri i Brendshmë i Turqisë Mehmet Ersoy, homologu i tij shqiptarë Julian Hodaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe shumë krerë të lartë të uniformave blu. Më herët Ersoy kishte takuar edhe ministrin Sander Lleshaj, por të gjitha këto aktivitete të datës 14 Janar nuk u pasqyruan në asnjë media, sepse pala jonë nuk dha asnjë njoftim zyrtar.

    Bëhet fjalë për disa dhurata të Turqisë për forcat special shqiptare; një kontingjent prej 6 mjetesh të blinduara, 10 mjete ‘Land Rover’, si dhe ndihma të konsiderueshme në veshje.

    Lajmin për këto dhurata që i solli vetë zëvendës ministri i Brendshëm i Turqisë e dha vetëm agjencia e lajmeve në shqip ‘Anadolu’ (AA), e cila në shkrimin e saj nxjerr edhe motivin e vërtetë të bujarisë turke.

    Në fjalën e tij me këtë rast, zëvendës ministri i Brendshëm turk Mehmet Ersoy nuk e zuri në gojë shërbimin e madh që autoritet shqiptare u kishin bërë me rastin e dorëzimit të jashtëligjshëm të ‘terroristit’ Çelik, por ju uroi suksese në luftën kundër organizatës ‘terroriste’ FETO.

    ‘Meqenëse jemi pjesë e kësaj gjeografie dhe ndajmë të njëjtin fat jemi të detyruar të jetojmë në një solidaritet. Suksese në detyrat tuaja për t’i ofruar popullit siguri maksimale dhe veçanërisht, kur bëhet fjalë për organizata terroriste, të cilat cenojnë drejtpërsëdrejti sigurinë e komunitetit apo shtetit, duke cituar këtu organizatën terroriste FETO, e cila tashmë është si virus për kombin dhe për shtetet e tjera’, deklaroi përpara autoriteteve të larta dhe dhjetëra policëve shqiptarë Z.v ministri i Brendshëm turk.

    Gylen dhe organizata FETO në fakt janë shpallur ‘terroriste’ vetëm në Turqinë e Erdogan dhe jo në Shqipëri, SHBA e ndonjë vend tjetër në Europë. Por pavarësisht kësaj, zyrtari i lartë turk guxoi dhe e bëri fakt të kryer në mes të Tiranës, që vendi ynë është në luftë me ‘terroristët’ e Gylen.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco