‘BILD’ është serioze/ Balla e Fuga e pranojnë vjedhjen e zgjedhjeve

‘BILD’ është serioze/ Balla e Fuga e pranojnë vjedhjen e zgjedhjeve

09:28, 20/01/2020
A+ Aa A-

Një vit më parë, gazeta më e madhe gjermane, BILD, publikoi një seri shkrimesh që tregonin se narko-shteti shqiptar i Edi Ramës kishte blerë zgjedhjet. Shqipëria etiketohej si një moçal i krimit, një vend i udhëhequr nga një qeveri gangsterësh, që bashkëpunonte me krimin për të blerë zgjedhjet.

Por të dielën, një shkrim u ‘kontrabandua’ në gazetën BILD, ku akuzohej kryetari i PD, Lulzim Basha se po përdor lobimin rus për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE.

Ishte një situatë paradoksale. Gazeta që kishte vlerësuar aksionin opozitar si të vetmen rrugë të mbetur për të shpëtuar Shqipërinë nga krimi dhe vjedhja e zgjedhjeve, shkruante se ajo po pengon integrimin e vendit.

Pa asnjë fakt konkret, bazuar në një shkrim të para dy-tre viteve të një reviste majtiste në SHBA, gazeta rendiste ato akuza që janë bërë nga Partia Socialiste ndaj kreut të opozitës.

Jo vetëm kaq, paradoksi vazhdonte edhe në një pikë tjetër, kur thuhej se PD po përdor paratë e rusëve për të lobuar në SHBA (!), kundër integrimit në BE. Lëmsh më të madh nuk ka.

Prapë për ironi, kjo e gjitha vjen në një moment kur kryeministri Edi Rama po flirton hapur me Serbinë e Aleksandër Vuçiç, të akuzuar se e ka afruar si kurrë më parë vendin me Rusinë.

Nuk është sërish rastësi që socialistët vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë si paraardhësit e tyre, të akuzojnë kundërshtarin për prostitucionin politik dhe kombëtar që e prodhojnë vetë.

Jo më kot të gjitha këto vijnë në momentin kur është krijuar Këshilli Politik dhe ka nisur puna për reformën zgjedhore dhe më pas për zgjedhjet e reja të parakohshme.

Pas akuzave për tradhti kombëtare, Edi Ramës i duhej një artikull si ky për të ‘balancuar’ situatën. I publikuar në një qoshe të gazetës BILD për disa orë, ai shërbeu vetëm sa për foto, për një ‘screenshot’ që do të qarkullonte në Shqipëri.

Nuk është çudi që në krye të kësaj fushate në median sociale ishte numri dy i PS, Taulant Balla dhe shefi i komunikimit të Ramës, Endri Fuga. ‘Falë’ tyre, tashmë të gjithë e dinë se BILD është serioze.

Të paktën duke bërë këtë manovër me gazetën BILD, ata po pranojnë se gazeta është prestigjioze dhe se në Shqipëri jo vetëm janë vjedhur zgjedhjet, por se vendi është kthyer në një narko-shtet të udhëhequr nga banditët.

Fshirja e shkrimit nga gazeta BILD i nxori sërish bllof.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genti20/01/2020 10:13

Turp për bild se si e lejon veten të manipulohet nga socialistët. Si duket e ka blerë Rama dhe bild.

Shto koment

Denonco