‘Vëllai të mërzit ndonjëherë’/ A duhet të mjaftohet Majko me kaq?

‘Vëllai të mërzit ndonjëherë’/ A duhet të mjaftohet Majko me kaq?

11:37, 18/01/2020
A+ Aa A-

Kur bie fjala për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, shumëkush mendon për Pandeli Majkon, njeriun që aktualisht mban një post në qeverinë e Edi Ramës si ministër i Diasporës.

Majko ishte i ftuar në Kosovë, ku foli në një forum të titulluar “Faleminderit Shqipëri” në përkujtim të eksodit të vitit 1999.

Pas përplasjes mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt, Majko duket se lëshoi një mesazh për të dy.

“A të mërzit ndonjëherë vëllau? Po, edhe të mërzit, për këtë është vëlla. Ne për këtë arsye duhet ta duam njëri-tjetrin, për të kujtuar ato ditë të vështira, për këtë ne duhet të kujtojmë ku kemi qenë dhe ku do të shkojmë. Nuk mund të lë pa thënë atë që përsëriti presidenti Meta, që në atë kohë të gjithë shqiptarët u bënë një, demokratë e socialistë, me Sali Berishën ne ishim gati të vriteshim në 1997-tën, por ama u mblodhëm dhe thamë një fjali, duhet të bëhemi bashkë,” tha Majko, duke marrë duartrokitje.

Por historia e raportit të Edi Ramës me Kosovën nuk është vetëm një mërzi vëllazërore. Sipas Ramush Haradinajt, Rama është investuar për ndarjen e Kosovës. Akuzat ndaj tiji janë për tradhti. Jo vetëm kaq, duke u bërë mik i ngushtë me presidentin serb, ai po ndihmon edhe në pastrimin e imazhit të Serbisë, e cila vazhdon të mohojë krimet në Kosovë.

Për këto, Majko nuk ka folur hapur, por ka tentuar t’i kalojë me shprehje si të sotmet. Por ai është ministër i një kryeministri që po akuzohet nga Kosova jo për fjalë, por për tradhti. Për këtë arsye, shprehjet e Majkos i merr era.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sehiri18/01/2020 15:12

Nqse nuk do kish folur ,do ta humbiste statusin R.K. !

Shqiptari18/01/2020 12:43

Edi Rama vella me Ramushin!!!! Sido qe te jete vellai, ka dicka qe te bashkon me ate. Cfare te perbashket ka Edvini me Ramushin? Te pakten 1, vetem 1! Edi Rama nuk behet vella as me vellane qe i ka bere nena po qe puna per para dhe pushtet! Shyqyr Zotit qe ne ate kohe nuk ishte Rama kryeminister sepse jo vetem Kosova do te ishte masakruar fare por edhe Shqiperia sot do te ishte pjese e mini-schengenit jugosllav! Lereni Majkon, ai nuk ka burreri! Ai nuk eshte burre, Majko eshte thjesht nje mashkull qe vetem ka ze burri!

Vellai18/01/2020 12:17

"Vellau" dhe vellezerit qe merzisin VELLEZERIT vazhdojne te merzisin VELLEZERIT !!! E kane filluar qe nga 1944 !!! RROFTE KOMBI SHQIPETAR !

Shto koment

Denonco