Pasojat e termetit/ Rama: Do kthehem nga Stambolli me çadra

Pasojat e termetit/ Rama: Do kthehem nga Stambolli me çadra

08:31, 06/12/2019
A+ Aa A-

7400 banorë të prekur nga tërmeti, kryesisht në zonat rurale janë aktualisht të akomduar në çadra.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, kordinatori i emergjencave Bledi Çuçi tha se të gjithë janë të pajisur me çadra, por 40% e tyre kanë nevojë për zëvendësim të tyre me çadra dimërore.

Ndërsa kryeministri porositi që çadrat të jepen me përgjegjësi, pasi do të mbeten pjesë e logjistikës të emergjenca për raste të tjera të fatkeqësive natyre siç janë përmbytjet.

Po gjatë kësaj mbledhje ai beri publike edhe axhenden e tij te “ngjeshur”.

“ Shqipëria merr presidencën e OSBE dhe do të kem një ngarkesë plus për të drejtuar OSBE dhe duhet të shkoj sot në Bratislavë për të marrë detyrën. Dhe direkt nesër do të shkoj në Stamboll në takimin që ka organizuar presidenti me investitorë dhe biznesmenë. Besoj se do të kthehem me çadra me vete. Por duhet menaxhuar sa më mirë kjo logjistikë. Ka vlerë të madhe për të qenë pjesë e gjithë logjistikës sonë në vijim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi06/12/2019 18:40

Ishalla na i bjen cadrat si te Ertugrul, dimri perpara ky thote cadra hajde burre shteti hajde, i cmenduri u cmend me shume, durojeni popull hak e keni te thani bythen kete dimer bile bile dhe dimrin tjeter sa tna vijne zgjedhjet dhe pastaj jepjani votën prape.

Shto koment

Denonco