Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pasojat e tërmetit/ Pampuri: Qeveria braktis familjet e strehuara tek Unaza e re, as mjek e as ushqime

Pasojat e tërmetit/ Pampuri: Qeveria braktis familjet e strehuara tek Unaza e re, as mjek e as ushqime

08:29, 03/12/2019
A+ Aa A-

Ish deputeteja demokrate Orjola Pampuri ka denoncuar mungesën e ndihmës qeveritare për shumë të prekur nga termeti që janë strehuar në zonën e Unazës së re

Vizitova rreth 120 persona te strehuar ne  godinen "Egi Center", e destinuar per konvikt e fale zemergjeresise se Z.Flamur, pronar i kesaj godine, shkruan Pampuri në një shenim të saj në rrjetet sociale. Këta banore po jetojnë duke permbushur të gjitha kushtet e nevojshme, ushqimi e veshjet të siguruara nga qytetarë të ndryshëm, nga një solidarizim i jashtzakonshëm nga Aleanca për Teatrin, e sherbimi e mbeshtetja maksimale nga banorë të unazës së re, ku zonjat qëndrojnë gjatë gjithë kohës duke u kujdesur për gjithçka.

Aty mes tyre ka të moshuar, shumë fëmijë, burra e gra, ndër ta të sëmurë fëmije me epilepsi, artrit, gra me hernie diskale, leucemi, semundje të tjera akute e kronike, te cilet kane nevoje per medikamente, dhe asistence mjekesore, vijon ish deputetja. “Dje ata u trishtuan kur u njoftuan qe operatori shendetesor kishte njoftuar që mjeku nuk mund të vijojë asistencen ndaj ketyre banoreve. Vendim që nuk zgjati shume dhe u zëvendesua me një vendim të dytë, e kjo pasi pronari i godinës e banorët e Unazes se rë, kembengulën që prania e mjekut është e domosdoshme”. Pra, shteti nuk egziston për ata banorë, për asgjëm vijon Pampuri. “As medikamente, as ushqime, as veshmbathje, as ngrohje dhe energji, te abandonuar plotësisht nga shteti, i cili bën shoë nga mengjesi në darke, duke u mbajtur vetem me donacione vullnetare, asgjë tjetër.

Askush nuk di sa eshte egzaktesisht fondi rezerve i emergjencave civile, askush nuk di si do te vijoje jeta për ta, askush nuk di fatin e banesave dhe apartamenteve të tyre, askush nga përfaqesuesit e qeverise, bashkisë apo shtabit te emergjencave nuk ka shkuar të flasë e të përmbushë qoftë dhe një nevoje te tyre. Asnjë ndihme por as edhe një fjalë e ngrohte qe t'i ngrohe në keto ditë të ftohta. Shteti ka humbur e është rrëzuar me shume se kurrë. Gjithkush ndjehet i lenë pas dore nga shteti i falimentuarm shkruan ish deputetja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco