A duhej votuar ligji fiskalizimit pa u mbushur 7 ditë nga rënia tërmetit?!-Nga Jorida Tabaku

A duhej votuar ligji fiskalizimit pa u mbushur 7 ditë nga rënia tërmetit?!-Nga Jorida Tabaku

14:36, 02/12/2019
A+ Aa A-

Nga Jorida Tabaku

Pa kaluar as java nga tragjedia e 51 jetëve të humbura, qeveria ka firmosur me votën e deputetëve të mazhorancës ‘fiskalizimin’.

Pasi i dhuroi një kompanie kroate 16 mln euro koncesion të paracaktuar, kjo qeveri do t’i detyrojë bizneset e më pas qytetarët të paguajnë kosto shtesë për këtë program.

Janë 132.400 lekë shtesë që do paguajnë bizneset që vitin e parë për këtë ligj të miratuar. Kjo kosto padyshim që do u shkojë qytetarëve në xhepa përmes çmimeve të rritura.

Sipas një përllogaritje të saktë dhe të thjeshtë për një biznes i cili ka 6 punonjës në kasë do t’i duhet minimalisht 6 USB Token (Firma Dixhitale) në vit për çdo vit. Kosto vjetore e këtij biznesi do të rritej me 43.800 lekë që do të thotë një kosto që do t’i shtohet totalit të kostove të paraqitura më lartë.

As një javë nga tragjedia që zbuloi fytyrën e vërtetë të shtetit, qeveria vazhdon avazin e vjetër. Tenderon, koncesionin, kalon ligje me taksa të larta dhe në fund i vjedh ato. Pas lë vetëm videot e shëmtuara propagandistike.

Shqipëria ka nevojë për të alokuar fonde nga buxheti dhe kontratat e hajdutërisë PPP në ndërtimin e vendit. Ka nevojë për një vlerësim real të situatës së ndërtesave dhe jo spektakli që fsheh ligje të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco