Biznes me ndihmat për të prekurit nga tërmeti/ Fevziu: Një batanije po shitet 5 mijë lekë

Biznes me ndihmat për të prekurit nga tërmeti/ Fevziu: Një batanije po shitet 5 mijë lekë

22:44, 27/11/2019
A+ Aa A-

Gazetari dhe moderatori i “Opinion” ka shokuar me një deklaratë bombë, dhënë live në emisionin e tij.

Sipas tij, korrespodentët kanë raportuar që po shiten ndihmat që janë dërguar për të prekurit nga tërmeti në Durrës.

Sipas Fevziut, ka filluar keqpërdorimi i tyre e po bëhët biznes me to. Një batanije, sipas tij, po shitet pesë mijë lekë.

“Kam një mesazh. E para, ata që po shpërdorojnë ndihmat dhe që po mundohen të bëjnë biznes përmes ndihmave. Natyrisht se cdokund ka matrapazë, palaço dhe lapanjozë që dëshirojnë të përfitojnë në këto situara. Por, nuk është etike në këto moment, sic thonë korrenspodentat, batanijet që janë dërguar për ndihmë, po shiten nga 5 mijë lekë”, tha Fevziu.

Ndërkaq më herët u raportua se po vidhen ndihmat e dërguara në Durrës.

Probleme tjera janë shfaqur po ashtu me kosovarët që kanë çuar kamionë me ndihma në Durrës e Thumanë, por nuk kanë pasur se ku t’i shkarkojnë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E Verteta30/11/2019 16:59

Ndjese per te gjithe viktimat e termetit shkaterrues te 26 Nentorit.Shpirtrat e tyre u prehfshin ne paqe.Pame vdekjen per se dyti nga goditja e pa paralajmeruese te termetit,por zoti na fali na dha jete dhe i falemi atij.Me dukurite shkaterruese te nenes natyre nuk matemi,por vrasesi me i madh eshte dora njeriut mendja vrastare e tij.Si i lejove more ish.kryetari i Bashk.V.Dako te ndertohet pa kriter tere ato vila,pall.pa kontrolle pa kolaudime,pa standarte,perse i lejove.A ka fajtor??Apo fajtori ngelet jetim.O Kryeminister hajvan qe del shetitje neper zonat e rrenuara po si nuk e shpalose platformen e emergjences,nuk deklarove shumen qe disponon emergj.per raste te tilla,por rrin si hajvan e pret ndihmat nga bota.????????.Po vuan populli per buke,veshmbathje ,streh.cfr eshte ajo rradhe more miop por kane sjell ndihma gjithe populli shqiptare e ne vecanti ai kosovar.I mblidhni diten e vidhni naten.turp.mos u ngopshit.Mjer ky popull mjer.Pa transparenc .Si do menaxhohen tere ato shuma te medha eurosh qe po sjell bota sa per te ndertuar nje qytet,sii????????????.Kush jep lek,, jo qeverise por shkoni e ndertojuani vete banesen.Kemi qeveri hajnashShini sa do pasurohen me ndihmat e popullit.

Shto koment

Denonco