Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

EMRI/ Ja kush do të jetë drejtori i ri i Kadastrës në Durrës

EMRI/ Ja kush do të jetë drejtori i ri i Kadastrës në Durrës

19:29, 19/11/2019
A+ Aa A-

Artur Çobani do të jetë drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Çobani do drejtojë në këtë detyrë Arjan Çengun, i cili ishte i komanduar në vend të ish-drejtorit Liridon Pula, pas arrestimit të këtij të fundit.

Mësohet se Çengu ka qenë në detyrë edhe gjatë ditës së sotme në ASHK Durrës.

Çengu u komandua pasi Pula u arrestua për shpërdorim detyre dhe u la në burg nga Gjykata e Shkallës së parë.

Megjithatë Pula u la i lirë pasi apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit.

Drejtori i ri Artur Çobani ka mbajtur postin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës.

ASHK Durrës javët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të operacionit policor "Rodoni", i cili çoi pas hekurave 18 persona, mes të cilëve 3 ish-drejtorë të Hipotekës Durrës dhe shpalli në kërkim 3 të tjerë.

Gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit "Rodoni" u arrestua një tjetër person, 32-vjeçari A.R. nga Katundi i ri, i cili ishte shpallur në kërkim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco