Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Miratohet rezoluta në Kuvend, ambasadori italian: Shkoni në ‘Venecia’

Miratohet rezoluta në Kuvend, ambasadori italian: Shkoni në ‘Venecia’

11:52, 15/11/2019
A+ Aa A-

Kuvendi ka miratuar me 97 pro, 0 kundër dhe 4 abstenime rezolutën e PS-së për shmangien e krizës institucionale kushtetuese për legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese.

Seanca e jashtëzakonshme erdhi pas dekretit të presidentit Ilir Meta për emërimin e Marsida Xhaferllarit në të njëjtin vend të zënë më parë nga gjykatësja Arta Vorpsi.

“Kuvendi i Shqipërisë angazhohet të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit”, tha Balla, ndërsa kërkoi mbështetjen e të gjithë deputetëve ndaj kësaj rezolute.

Ndërkohë, Alberto Cutillo, ambasador i Italisë në Shqipëri, tha se e rëndësishme është që Gjykata Kushtetuese të funksionojë. Ai bëri edhe një sugjerim.

“Palët janë ende shumë larg. Kam një sugjërim personal, palët të shkojnë për interpretim në Venecia, i cili do ishte profesional dhe mbi palët,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t15/11/2019 12:32

Keta nderkombetare qe deri tani kane jo pak mekate ne ref.ne drejtesi,e kane me te lehte te thone qe rendesi ka te funksionoje gjyk.kusht.por se shkelet kushtetuta,apo ligjet e vete ref.ne drejtesi aq u ben ,njelloj sic kane vene stabilitokracine para demokracise. te funksionoje

Shto koment

Denonco