Rama sfidon SHBA/ Presim fluks turistësh kinezë. Investitorët kryesor pas BE-s

Rama sfidon SHBA/ Presim fluks turistësh kinezë. Investitorët kryesor pas BE-s

23:45, 11/11/2019
A+ Aa A-

SHBA nuk ekziston në partneritetin ekonomik të Shqipërisë sipas Edi Ramës. Kina është partneri ynë më i madh pas BE-s u shpreh Rama ditën e sotme.

Përkundër shqetësimit të SHBA-së, Kina duhet ndaluar në ekspansionin ekonomik në Shqipëri, këtë e tha vetë ambasadoria e re e SHBA-së që do vij në Shqipëri.

Kina dhe Rusia janë shqetësim për SHBA në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë investimet kineze. Por kjo s’po e ndalon Edi Ramën të këtë një busull në politiken e jashtme identike si partia e babait të tij.

Fillimisht Beogradi, më pas Turqia, Rusia në heshtje e Kina publikisht.

Vetëm për investime amerikane nuk bëhet fjalë në prononcimet e Edi Ramës.

Ja çfarë tha konkretisht Rama në ekspozitën ‘Përtej kujtimeve’ e çelur në kuadër 70 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Kinë:

 ‘Portofoli i kësaj marrëdhënie nuk ka asnjë mundësi të tjetër përveçse të njohë rritje të vazhdueshme. Pas ‘Shengeni Ballkanit’, ne besojmë se do të kemi një boom turistësh kinez sepse në muajt në vijim do të dakordësojmë, që për turistët kinezë nuk do jetë e nevojshme të kenë më shumë sesa një pikë hyrëse.

Në të gjithë zonën ku do funksionojë do të jetë e mundur që ata të lëvizin pa viza. Nëse sot Shkupi dhe Beogradi kanë numrin më të madh të turistëve kinezë, mundësia për të ardhur në Tiranë, përmes aeroportit, apo rrugës pa vizë do të rrisë shumë kapacitetin e ofertës sonë në raport me kërkesën në rritje.

Ne besojmë që Kina është një potencial i pashfrytëzuar në aspektin kulturor dhe në aspektin e asaj që sjell bashkë me kulturën e larmishme sjell dije të thellë dhe të gjithanshme.

Mes kulturave tona ka pasur një marrëdhënie dashurie, por sot ka një boshllëk që me vënien në funksion të disa elementëve do të mund të sjellë shumë më tepër,’-tha Rama.

Ndërkohë pak ditë më parë e ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones në konferencën ‘Politika dhe Ballkani Perëndimor’ ku i pranishëm ishte edhe kryeministri, Edi Rama, ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme politike.

Sipas saj vende si Kina, Irani e Rusia që përdorin Ballkanin Perëndimor për të arritur qëllimet e tyre, e më pas e flakin tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi12/11/2019 01:04

Ta q... Kina nonën mër klyshi Enverit se na rrujte K... mer specie e poshtër.

Shto koment

Denonco