Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Monsignor Frendo për SYRI TV kundër ministreve të Ramës: Nuk kanë të drejtë të ndryshojnë familjen

VIDEO/ Monsignor Frendo për SYRI TV kundër ministreve të Ramës: Nuk kanë të drejtë të ndryshojnë familjen

16:29, 10/10/2019
A+ Aa A-

Arqipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës Monsignor George Frendo në një intervistë për SYRI TV, ka shpjeguar edhe deklaratën e tij, që e iu kundërvu letrës së ministreve të qeverisë Rama të cilat i shkruan parlamentit holandez, ku duke i kërkuar hapjen e negociatave por duke e përgëzuar për abortin dhe legalizimin e martesave.

Imzot Frendo ka vazhduar ti mbetet qëndrimit se askush nuk ka të drejtë të japë një përkufizim të ri për familjen, të ndryshëm nga çfarë e ka dhënë Zoti.

‘Nuk kemi të drejtë të japim ne një përkufizim të ri për familjen. Jo nuk mund të gjykoj qëllimet e ministrave.

Ata në këtë mënyrë kanë shprehur adhurimin e tyre për Hollandën. Megjithatë siç thashë në deklaratën time jo çdo ndryshim në kostumet apo zakonet tona është shenjë e përparimit. Në të ardhmen do të shikojmë edhe ndryshimet në martesën brenda gjinisë. Unë gjithmonë theksoj edukimin e fëmijëve.

Është mirë që fëmijët tanë të mësojnë, të respektojnë njëri tjetrin. Unë nuk kam dënuar mendimet e ministrave. Vetëm kam shpjeguar qëndrimin tonë. Por pa bërë diskriminim as ndaj personave homokseksuale.

Martesa është domosdoshmëri nga natyra e saj midis një burri dhe një gruaje. Dhe të edupojmë fëmijët tanë që të ruajnë besnikërinë në martesë. Sepse martesa është sot sulmuar’, tha nder te tjera, Imzot Frendo për SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t10/10/2019 17:31

Diskriminimi ndaj homove do te mbetet gjithmone,perderisa familja eshte e shenjte vetem midis nje burri e nje gruaje. P.s.kur te linde femi nje burre,ndofta mund te ndryshojme mendim

Shto koment

Denonco