Pas arrestimit të ish-drejtorit, reagon LSI: Nuk u prangos në kampin e Jalës, lajme ‘fake’ nga Rilindja

Pas arrestimit të ish-drejtorit, reagon LSI: Nuk u prangos në kampin e Jalës, lajme ‘fake’ nga Rilindja

14:17, 01/09/2019
A+ Aa A-

Pas arrestimit të një ish-drejtori në Gjirokastër, reagon Lëvizja Socialiste për Integrim, sipas të cilës Armand Mamani nuk ka qenë asnjëherë kryetar i kësaj partie atje.

LSI gjithashtu përgënjeshtron lajmin se Mamani është arrestuar në ambientet e kampit të Jalës, duke theksuar se aktiviteti është përmbyllur mbrëmjen e 30 gushtit.

Drejtori Mamani u arrestua pasi kishte furnizuar me energji një të afërme të tij duke shfrytëzuar rrjetin e bashkisë.

Reagimi i plotë i LSI-së:

Reagim i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në lidhje mbi disa lajme në media për arrestimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, Armand Mamani.

-LSI sqaron median dhe opinionin publik se Armand Mamani nuk ka qenë asnjëherë kryetar i LSI në Gjirokastër.

– LSI po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një ‘fake neës’ bajat dhe i sajuar.

Aktiviteti i përmbyllës i kampingut të Jalës u mbajt mbrëmjen e 30 gushtit ku foli kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi fjalë e cila u pasqyrua dhe live nga mediat. Largimi i të rinjve nga kampi ka nisur më 31 gusht nga ora 09:00.

– LSI është hapur në çdo moment për të dhënë të gjithë informacionin e duhur që lidhet më të për mediat dhe këdo tjetër me qëllim për të shmangur çdo abuzim dhe shtrembërim të qëllimshëm të informacionit.

Përhapja e këtyre lajmeve është thjesht një tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëve klientë të saj, që kanë damkosur Rilindjen si një frymëzuese e përdoruese e trafikantëve, të korruptuarve dhe të inkriminuarve që po i njeh tashmë gjithë Shqipëria dhe falë medias ndërkombëtare e gjithë bota mbarë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco