Basha: Pushteti i 6%, kriminal e plaçkitës po shkon në rrugën e përplasjes me popullin

Basha: Pushteti i 6%, kriminal e plaçkitës po shkon në rrugën e përplasjes me popullin

10:07, 29/07/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas situates me te fundit ne Bashkine e Devollit, ku kryetari i dalë nga votimet moniste të 30 qershorit ka hyrë në zyre i shoqëruar nga policia dhe duke shqyer portat e institucionit.

Sipas Bashës, ky është një uzurpim me dhunë i qeverisjes lokale, kundër vullnetit të popullit.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Basha shkruan se “Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij”.

Reagimi i plotë Bashës

Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit.

Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij.

Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari29/07/2019 11:35

Rent e pirth or marathonotrap!

Victorian 29/07/2019 11:02

Luli po pret USA dhe EU sa te zgjedhin edhe anëtarët e përkohshëm të Gjykatës Lartë dhe asaj Kushtetuese të atillë si Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme që po del e përhershme dhe pastaj ti rrojë deviza: Hajdutët pas hekurave, nëse e ka pas ndonjëherë vërtet ose jo.... Mgja ja vlen të konfirmojë Zhelalin e Kamzës per mandat ge katert te kurores princerore te principates se Kamzës dhe pastaj te thote qe pushteti i ty do jetë thjesht european: dy mandate qeverisese si kryeministër i ardhshëm i albania nëse do vërtet të vijë..Unë them presim Godone,...ndërkohë lexoni Zhejn se kishte nxjerrë një editorial goxha domdomethënës se fundmi.

t29/07/2019 10:32

Perplasje ishte qe nga 16 shkurti e deri ne 1 korrik,dhe çfare arrite zotrote?Ti dhe prova se nuk e rrezon ramen.Rruga jote as q... as leshon,nuk te çon kurkundi perveç se gjendjes ku ndodhemi tani,ne kaos.

Berati 29/07/2019 10:17

Si e ke mendjen luli, do ti falesh deri ne fund cdo gje dhe pafundesisht, apo ke ndonje strategji??? Nese ke nje plan vere ne veprim se nuk ka me justifikim kjo qe i bere popullit qe te ndoqi ne kete rruge pa krye qe i cove...dili per zot ose Zoti do te denoje ty perpara te gjatit! Lere fcb por VEPRO

Shto koment

Denonco