Pjesëmarrja/ KQZ jep të njëjtat shifra si selia e Edi Ramës

Pjesëmarrja/ KQZ jep të njëjtat shifra si selia e Edi Ramës

22:00, 30/06/2019
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shprehur mbrëmjen e sotme se pjesëmarrja në zgjedhjet monopartiake të Edi Ramës janë 21.6 për qind.

Sipas KQZ-së numri i pjesëmarrësve në votime është 771 mijë qytetarë.

Por kjo shifër e dhënë nga KQZ-ja është e njëjta shifër pjesëmarrëse që ka raportuar edhe Partia Socialiste e Edi Ramës.

Gazetari Robert Rakipllari duke folur në News24 e tha këtë shifër përpara se vetë KQZ-ja të dilte në deklaratë zyrtare.

Rakipllari u shpreh se këtë shifër e kishte zyrtarisht nga selia e Partisë Socialiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco