Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Basha: Sot u vërtetua se me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme

Basha: Sot u vërtetua se me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme

20:55, 30/06/2019
A+ Aa A-

Gjatë një komunikimi nga selia e PD-së, kreu i saj Lulzim Basha është shprehur se, dita e sotme vërtetoi edhe një herë se me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Kreu i opozitës pati edhe një premtim për punonjësit në shtet, të cilët kërcënohen me vendin e punës sa herë ka zgjedhje.

“E gjithë pjesëmarrja e sotme është pjesëmarrje e sektorit publik, nën kërcënimin e tyre dhe familjarëve të tyre.

Ju jap fjalën se do të çliroheni shumë shpejt nga ky ankth. Do ti shërbeni me dinjitet vetëm qytetarëve dhe ligjit dhe jo pushtetit të rradhës.

Regjimi i Ramës manipulon zgjedhjet edhe kur shkon vetëm. Sot u provua se me Edi Ramën në krye nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”, u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco