Letra prekëse e djalit për babain gjyqtar që ia shkarkoi padrejtësisht Vettingu

Letra prekëse e djalit për babain gjyqtar që ia shkarkoi padrejtësisht Vettingu

22:50, 25/06/2019
A+ Aa A-

Nga Mirjon Gurali Brahimllari 

Babë!

Disa ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me një vendim sa të papritur aq edhe absurd, vendosi shkarkimin tënd nga detyra e Gjyqtarit të Krimeve të Rënda.

Nuk është nevoja të të them se sa i tmerrshëm e ulëritës ishte ky vendim për mua, për familjen, për të afërmit por jam i bindur për të gjithë kolegët e tu, madje nuk e teproj kur them se ky vendim ishte tronditës për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm të këtij vendi.

Por unë nuk arrij dot ta imagjinoj se sa i rëndë është ky vendim për ty, që gjithë jetën tënde të vështirë e me sakrifica je udhëhequr nga e drejta dhe ke sakrifikuar si pak kush në emër të saj. Asnjëherë nuk bëre kompromis me askënd dhe për asgjë. Madje edhe atëherë kur të bëheshe gjyqtar ishte shumë e thjeshtë dhe mjaftonin vetëm 6 muaj kurs, ti vendose të kryeje Shkollën e Magjistraturës në moshën 40 vjeçare dhe të ikje nga shtëpia duke na lënë vetëm mua, mamin e motrën. I mbaj mend mirë ato vite tek gjyshja, kur ne u rritëm pa baba, madje edhe pa nënë, sepse mami, për të mbajtur familjen dhe për të na krijuar ne një të ardhme më të mirë, punonte e sëmurë nga mëngjesi deri në darkë edhe ditën e dielë. E mbaj mend shumë mirë kur vije i lumtur të premten në darkë në shtëpi te fëmijët e tu, ose kur vije i mërzitur të shtunën në mëngjes pasi për shkak të orëve të gjata të Shkollës së Magjistraturës e kishe humbur autobuzin e fundit të së premtes pasdite.

Për të gjithë ata që e mirëpritën dhe e mbështetën Vetingun, me shpresën se më në fund pjesa e ndershme e sistemit të drejtësisë do të pastrohej nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ky vendim, së bashku dhe me disa vendime të tjera të mëparshme të VetinGarëve ku gjyqtarë e prokurorë të ndershëm shkarkoheshin nga detyra dhe disa mamuthë korrupsioni konfirmoheshin, ishte dëshpërues.

Të jesh i sigurt se ditën kur KPK artikuloi shkarkimin tënd nga detyra, drejtësia në këtë vend mori një goditje të fortë nën brez. Po atë ditë korrupsioni dhe krimi i organizuar korrën një fitore që kishin dekada që përpiqeshin të arrinin por me ty nuk ia kishin dalë dot. Sot krimi i organizuar feston, por më i tmerrshëm është fakti se atë që nuk e arritën për dekada bandat, grupet kriminale dhe trafikantët e drogës e prostitucionit, e kreu “Vettingu” në emër të drejtësisë së re. (cit. gazetari Flamur Vezaj)

Do thonë për ty babë se nuk ke burime të ligjshme për pasurinë, por ata nuk e dinë se nuk ka bir nëne që të ngrej më të voglin dyshim për ligjshmërinë e të ardhurave të krijuara me gjak nga gruaja jote e nëna ime gjatë 32 viteve karrierë si stomatologe.

Do thonë për ty babë se ke cënuar besimin e publikut, por ata nuk e dinë se gjatë gjithë jetës tënde ke sakrifikuar për këtë shtet duke mos marrë asgjë në këmbim, madje as edhe një faleminderit. Gjatë gjithë karrierës tënde në drejtësi janë me dhjetëra e qindra proçese të vështira, me dhjetëra banda e grupe kriminale të dërguara prapa hekurave nga ti e disa kolegë të tu, me dhjetra burgime të përjetshme e mijëra vite burgim. Sa e sa presione, shantazhe e kërcënime ke patur në kurrizin tënd gjatë gjithë atyre viteve, e ti nuk u përule asnjëherë. Madje as atëherë kur motra trembej sa herë ndeshej me policin tek dera e shtëpisë kur shkonte në shkollë. As atëherë kur unë nuk shkoja dot në universitet i lirë dhe me shokë, por duhet të shkoja gjithmonë i shoqëruar me polici, dhe policët e shoqëruesit u kthyen në shokët e mi të universitetit. Gjatë gjithë atyre viteve ke mbajtur një peshë të rëndë në supe, ke akumuluar shumë stres e shqetësim për jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tu, bashkëshortes tënde, vëllezërve, motrave si dhe nipërve të tu, por asnjëherë nuk e ke dhënë veten e asnjëherë nuk je tërhequr por ke punuar e ke dhënë drejtësi në emër të Republikës dhe besimit të publikut. Si mund të kesh cënuar besimin e publikut, kur gjatë gjithë karrierës tënde në drejtësi, si rrallëherë, nuk ka as edhe një ankesë të vetme për ty as në KPK, as në KLD e as në Ministri të Drejtësië.

Jo babë, kurrsesi ti nuk e ke cënuar besimin e publikut. Ajo që ti ke cënuar gjithë jetën tënde ka qenë krimi, që sot është ngadhnjimtar për shkak të atyre që me vendimin e shkarkimit tënd kanë cënuar pritshmërinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm si dhe besimin e publikut për drejtësinë e re.

Të më falësh, por mbrëmë të mora fshehurazi telefonin. Kisha kohë që nuk prekesha, por mesazhet e kolegëve të tu ma morën burrërinë, e për një çast u ktheva në një kalama qaraman. Ç’të bëj që s’jam si ty, çelik si ty, “Guri i Hekurt”…

…Guri, çfarë të them…jam pa fjalë! Asgjë dhe askush nuk ti ul vlerat që ke! Fatkeqësi për këtë lloj drejtësise që ka luksin të humbasë gjyqtarë me integritet!

…O vlla, të lutem shumë mos u mërzit. Ata nuk e dinë çfarë kanë humbur!…

…Jam pa fjalë. Nuk e besoj dot. Është një gabim i rëndë për ta!…

…Kryelartë e me dinjitet do mbeteni në kujtesën e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Deri dje shteti ynë dhe Europa krenoheshin me punën tonë. Por me sa duket puna dhe vlerat në vendin tonë janë të pavlefshme!…

….i dashur Guri. Vendimi i sotëm i KPK ndaj teje është dicka absurde e ata nuk e dinë dëmin që bëjnë me këtë vendim. Ne që kemi punuar me ty e dimë përkushtimin, guximin e profesionalizmin tënd. Ti je kryelartë, e mos u mërzit, me shpresë që gjërat do shihen ndryshe më lartë nga KPA!…         

Të gjithë kolegët të inkurajojnë të kërkosh të drejtën tënde në KPA, dhe unë e di që ti nuk trembesh e dorëzohesh kollaj dhe do vazhdosh të luftosh për emrin tënd deri në fund.

Por për mua nuk ka nevojë, sepse:

Në rradhë të parë “Gjyqtar Guri”, nuk ka vendim KPK që mund të cënoj emrin tënd dhe respektin më të lartë që ka gjithë sistemi për ty. Nuk ka “Vetting” që të të heq ty titullin Gjyqtar.

Në radhë të dytë, unë jam totalisht i zhgënjyer nga vendimet e deritanishme të të dyja shkallëve të vetingut, dhe mendoj se pa një rishikim të procedurave nga ONM ose Gjykata e Strasburgut, situata nuk do ndryshojë, për sa kohë, komisionerët nuk sillen si gjyqtarë që çmojnë provat e interpretojnë ligjin, por janë kthyer thjesht në llogaritarë që bëjnë vetëm llogarinë e të ardhurave të jetës të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur.

Në radhë të tretë, është më mirë kështu babë, sepse ky shtet dhe kjo drejtësi ty nuk të ka merituar asnjëherë.

Mos u tut babë…Kokën lartë…Krenarinë nuk jua marrin dot…

Me respektin më të madh dhe i nderuar që jam,

Biri yt!

* Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Gurali Brahimllari ka gjykuar dhe dënuar me burgime të përjetshme disa nga bandat më të rrezikshme në Shqipëri. Në shumë raste ai ka jetuar në shtetrrethim policor nga kërcënimet e bandave të krimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

D26/06/2019 10:25

Turpi e mbulofte KPK siç eshte i paturpshemin Rama. Krahaso Dvoranin 1 miliard qe fitoi , me gurin, ndrecen,besimin,ternoven,me prokororen e varfer qe doli duke qare per nje garazh,,,,, Ska Problem kemi perlat :prela , marku dvorani. Po kemi dhe dhe kancerin Soros, me metastazat e tij ne Shqiperi,e Kosove, qe drejtojne “reformen” dhe rishikimin e kufijve. ZGJOHU POPULL

D26/06/2019 10:23

Turpi e mbulofte KPK siç eshte i paturpshemin Rama. Krahaso Dvoranin 1 miliard qe fitoi , me gurin, ndrecen,besimin,ternoven,me prokororen e varfer qe doli duke qare per nje garazh,,,,, Ska Problem kemi perlat :prela , marku dvorani. Po kemi dhe dhe kancerin Soros, me metastazat e tij ne Shqiperi,e Kosove, qe drejtojne “reformen” dhe rishikimin e kufijve. ZGJOHU POPULL

Krenar26/06/2019 04:32

Bravo per respectin dashurine dhe kurajon qe I jep Babit tende te mtelisllueshme ,iron qe drentesia te veje me vende.

iluzionet kane humbur26/06/2019 01:01

Ti krenar per te dhe ai 100 here me shume qe ka nje djale si ty! kurajo se keni shoke ne cdo fushe! mdershmeria ka vdekur

Luan26/06/2019 00:52

Nuk ju intereson as ShBA e as evropes te thon qe vetingu ka deshtuar dhe eshte i korupruar. Nuk gucojn te tregojn qe jan kapur avokat e komisioner qe kan mar rushfete. Dhe pse i kan me vidjo e audio. Jetojm ne Shqiperi. Sguxojm te ngrejm zerin e se drejtes se perfundojm ne burg.

Gramoz26/06/2019 00:04

Drejtesia e re e Edver qenefit dhe gjith qeneferise ridhjerese! Turp i ketij vendi qe per kryeprokuror ka nje maskara si Edveri! Turp per ket vend qe per kryepolic ka nje kriminel si Edveri! Turp i diplomacise qe per minister te jashtem ka nje drogaxhi si Edveri! Turp per ushtrine qe ne krye ka nje gjeneral mutacak si Edveri! Turp per ket vend qe per kryeminister ka nje rrot k..i si Edver Taqi firmetar i varjes se poetit!

Daj Jaku25/06/2019 23:15

Fitorja e organizatës së mafjes e krimit të kryesuar nga kryeministri E Drama nëpërmjet veglave qorre të tij, të quajtur vetingues.

Shto koment

Denonco