‘Intensifikim të aksionit opozitar’/ Vasili për Syri Tv: ‘Nuk ka asnjë negociatë me këtë maxhorancë’

‘Intensifikim të aksionit opozitar’/ Vasili për Syri Tv: ‘Nuk ka asnjë negociatë me këtë maxhorancë’

16:43, 24/06/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka mohuar çdo negociatë me mexhorancën aktuale në këto momente.

Vasili tregoi nga studio e Syri Tv se bashkë me aleatët kanë vendosur që të intensifikojnë me tej aksionin opozitar, pas vendimit të sot të Kolegjit Zgjedhor.

“Edi Rama që mbledh një dorë njerëzish që ruhet me policë shumë, kur këtu ka një oqean me njerëz. Opozita nuk po kërkon ti shtypë se e ka forcën, ka thënë hajd ta zgjidhim me fuqinë e votës. Opozita është mbajt fort për të dhënë mesazhin e zgjidhjes. Sistemi po na bie, sepse ka kohë që kemi një parlament të rënë. Që të mos jenë ata kriminelë. As tu mbledhin kartat e identitetit. Nuk po kërkojmë që të matemi, sepse janë të parabartë, sepse nuk i kontrollon dot këta njerëz.  Presidentit i Republikës ka kërkuar jo konflikt civil, jo ta çojmë vendin në një krizë afatgjatë, nuk do të ndodhë, sepse integrimi evropian do shtyhej pafundësisht. Data e zgjedhjeve është konvencion, nuk është përfaqësuese. Po të kishte fatkenqësi natyroe a  do ishin shtyrë zgjedhjet?

Ne kemi një gjë shumë të thjeshtë.

Partia Socialiste ka 700 mijë vota, por ka përgjegjësi për 2 milon 800 mijë vetë. Nuk ka asnjë lloj negociate. Do ketë një intesifikim të jashstëzakonshëm të reaksionit opiozitar ndaj puçit kushtetues. Kemi një qeveri dhe një kryeministër që përfaqësojnë qartë dhe pamëdyshje antiligjin në Shqipëri. Kanë vendosur të mbajnë zgjedhje ilegale që janë puç të vërtetë kushtetues në kurriz të vendit.’. tha Vasili

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco