Rama festoi moshapjen e negociatave/ Shpërthen Berisha: Këta janë sharlatanë, janë mafiozë

Rama festoi moshapjen e negociatave/ Shpërthen Berisha: Këta janë sharlatanë, janë mafiozë

22:23, 18/06/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Ora News, ish kryeministri Sali Berisha komentoi edhe vendimin e Këshillit të BE-së për të moshapur sërish negociatat me Shqipërinë.

Sipas tij, një prej 13 kushteve është edhe ndërtimi i institucioneve të drejtësisë dhe funksionimi i tyre, por që sot nuk ka as Gjykatë të lartë e as Gjykatës Kushtetuese.

“Në 13 kushtet e këshillit të ministrave ka një kusht ndërtimi i institucioneve të drejtësisë dhe funksionimi i tyre. Ku është Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë. 
Në 2016 Rama thoshte janë hapur negociatat pa kushte”, deklaroi ish kryeministri. 

Sonila Meço: Edhe sot në twitter gëzoi Edi Rama. 

“Rama ka me borxh që çdo lajm negativ të mashtrojë shqiptarët. Shqipëria kishte një datë. A kishte një datë Shqipëria? Jo vjet, por sivjet kishte datën. Shqipërisë sot iu anulua data. Vjet Maqedonia nuk kishte datë. Shqipëria kishte datë. Këta festojnë se ju anulua data. Këta janë sharlatanë, janë mafiozë", u shpreh Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco