Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Presidenti zhdekretoi 30 Qershorin/ Rama i bie në një vrimë: Ka frikë nga reforma në drejtësi

Presidenti zhdekretoi 30 Qershorin/ Rama i bie në një vrimë: Ka frikë nga reforma në drejtësi

21:22, 12/06/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Presidentin Ilir Meta gjatë një takimi elektoral në Lushje ditën e sotme.

Sipas kryeministrit, kreu i shtetit kërkon të bllokojë reformën në drejtësi pasi prej saj do të shpëtojë veten dhe një grusht politikanësh të tjerë.

Ai tha se përpjekja e Metës për të penguar zgjedhjet lokale është e qëllimshme edhe për të penguar hapjen e negociatave, sepse dy kapitujt e parë për t’u negociuar janë ato që lidhen me drejtësinë.

Rama nuk dha asnjë shenjë tërheqje nga 30 qershori, ndërsa sot presidenti Meta zhvilloi takime me krerët e disa prej partive politike në vend, përfshirë edhe PDS-në e Paskal Milos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco