Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Shumica e popullit do braktisë zgjedhjet’/ Salvador Kaçaj tregon pse u tërhoq nga gara

‘Shumica e popullit do braktisë zgjedhjet’/ Salvador Kaçaj tregon pse u tërhoq nga gara

15:27, 22/05/2019
A+ Aa A-

Salvador Kaçaj i cili fillimisht u regjistrua si kandidat për Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Bindjes Demokratike, ka treguar se pse u tërhoq nga gara.

Duke folur në studion e SYRI.net, përballë gazetarit Alen Xhalili, Kaçaj është shprehur se pasi ka nisur fushatën në Lezhë, ka parë se shumica e popullit nuk do të shkojnë në zgjedhjet që Edi Rama kërkon të mbajë në 30 qershor.

Sipas Kaçaj, bojkoti i zgjedhjeve mund të shkojë deri edhe në 100 për qind të votuesve.

Po të hyja në garë, kjo do të ishte e pabarabartë jo e ndershme.

Kjo garë i shërben vetëm mazhorancës dhe këta duhet ta kuptojnë që duhet të shtyhen zgjedhjet.

Pasi pashë edhe vetë terrenin, ndryshova mendimin dhe qëndrimin tim. Pashë një masë të madhe, më shumë se sa gjysma e njerëzve që të mos shkojnë në zgjedhje.

Nëse do të isha në zgjedhje, mendoj se braktisja e votimeve do të ishte e madhe në Lezhë, gati 100 për qind.

Unë pretendoja që të merrja vota të djathta, por edhe të socialistëve të ndershëm të Lezhës dhe Shëngjinit’, u shpreh Salvador Kaçaj në studion e SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari22/05/2019 15:40

Po ore Toto po, do merrje ate qe nuk thuhet! Injorant!

Shto koment

Denonco