Lirohen protestuesit e opozitës: Policia ushtroi dhunë gjatë ndalimit

Lirohen protestuesit e opozitës: Policia ushtroi dhunë gjatë ndalimit

14:13, 16/05/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 7 të arrestuarit nga policia në protestën e ditës së hënë.

Gjykata ka vendosur 5 masa detyrim paraqitje dhe 2 masa arrest shtëpie. Masa detyrim paraqitje është dhënë për: Arelin ndoci, Beb Ndreka, Besmir Pula, Panajot Miraka dhe Albi Gerba. Ndërsa masa arrest shtëpie për: Dritan Kuka dhe Qazim Nazera.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë “Kundërshtim i policisë me dhunë”, “Shkatërrim prone” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Të arrestuarit thanë para gjykatës se gjatë arrestimit të tyre, ishte ushtruar dhunë mbi ta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco