Tekat e kryeministrit/ Gjykata Europiane dënon Shqipërinë 110 mln euro për Becchettin

Tekat e kryeministrit/ Gjykata Europiane dënon Shqipërinë 110 mln euro për Becchettin

15:57, 15/05/2019
A+ Aa A-

Deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kundër biznesmenit italian Fancesco Becchetti do t'i kushtojnë qytetarëve shqiptarë shifrën marramendëse të 110 milionë eurove.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian.

Vendimi është marra para pak ditësh dhe SYRI.net e ka konfirmuar nga dy burime të pavarura, përfshirë Avokaturën e Shtetit.

Fatura, që përbën një goditje fatale për financat e shtetit është gjoba më e madhe që ka marrë ndonjëherë Shqipëria nga një gjykatë ndërkombëtare. Këtë faturë, qytetarët shqiptarë do ta paguajnë për shkak të deklaratave të kryeministrit Edi Rama në media dhe rrjetet sociale në qershor të vitit 2015.

Padia

Gjatë asaj kohë, pak ditë pasi prokuroria shqiptare sekuestroi pronat e biznesmenit italian, përkatësisht televizionin Agon Channel, kryeministri e pati akuzuar publikisht Beçhetin për pastrim parash.

Në deklaratën e tij në rrjetin social Twitter, kryeministri Rama, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës e lidhi sekuestrimin e aseteve të televizionit Agon Channel me dekriminalizimin e politikës nga elementët kriminal. ‘Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses,’ shkruante Rama në tëitterin e tij personal.

Menjehërë pas këtyre deklaratave, Fancesco Becchetti e paditi Shqipërinë në gjykatën e arbitrazhit në Strasburg, në të cilën pretendonte se deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kanë shkelur prezumimin e tij të pafajësisë.

Padia e ngritur nga Becchetti është depozituar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg me 21 tetor 2015 dhe i është komunikuar qeverisë shqiptare në 12 janar. Në po të njëjtën kohë, biznesmeni italian bëri dhe një tjetër padi kundër Shqipërisë për sekuestrimin sipas tij pa të drejtë të televizionit Agon Channel. 

Pas një kalvari të gjatë gjyqësor, gjykata i ka dhënë të drejtë Becchettit duke e gjetur kryeministrin dhe qeverinë shqiptare fajtore, dhe duke e dënuar Shqipërinë me faturën e çmendur prej 110 milionë eurosh. Fatura është sa ndihma ekonomike e tre viteve që qeveria jep për të gjithë të varfrit në Shqipëri ose sa 1 për qind e Prodhimit Kombëtar të Shqipërisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dddddd :)18/05/2019 16:57

arroganxa dhe padituria esht kost qe shtohet te shportat e Shqiptareve te thjesh .po ne jemi me keq se luft .Shtet qe vjedh popullin e vet .esht qelb vendi me kriminela ne pushtet .nuk di ku merr guximin Zt . kryeminster ai qe prek kutiat votimit ai izolohet gjith jeten .kuptojne shqiptare se cfare diktature esht perfshi vendi .esht orgjinal ku benim sherbim ushtark ne kufi .na thonin kur tju qellojn .qelloni ....cfare po ndodh ne Shqiperi nga shiu bresher ...e thjesht Zt .kryminster duhet qojn perpara popullit te vet ne burg gjith ato hajdutat me laps .cdo dite ndodhin tre ose kater skandale .cfare kujton keto pushtetaret se pouplli nuk din cila esht e verteta .shikoni vetin pasqyre si jeni kandatisur .pasqyra juaj esht parlamenti .si Liza boten qudirave .

Bobi, bythlepiresi i Ripjelljes!16/05/2019 15:42

Lesht e curres paguan EDrama, shqiptaret do paguajne duke u rritur taksat dhe futur ne borxhe dhe brezat pasardhes. Te na rroje Ripjellja!

Miu te kiu16/05/2019 07:34

Te shese anetn moterq....nuk dua te paguaj per pislleqet e debilit.

N15/05/2019 18:01

Edhe strasburgu do filloi te thote si socialistat e rames "nuk ka lek shteti". Keto jane politikat sorosiane.

gramoz15/05/2019 16:44

Ti pagoje edvin qenefi nga kursimet e pensionit te mami netes. Ky qelbesire qe na u bo dhurate nga gjith qelbesirat e Shqiperise, do shporrur nje sahat e me pare nga zyra dhe duhet hedhur ne gropen e halese, aty ku e kan vendin jashtqitjet si ky.

Futja kot15/05/2019 16:43

Te ma gezoje LartGjatesia e Tij, VeshGjati!!! Po Surrel-in, do ta shese tani??? Ngelet per t'u pare, me kismet!!!

Shto koment

Denonco