Hoxha i 'ndërpret' fjalën/ Ja lutja e Gazmend Bardhit për Shqipërinë

Hoxha i 'ndërpret' fjalën/ Ja lutja e Gazmend Bardhit për Shqipërinë

19:46, 01/05/2019
A+ Aa A-

Gjatë takimit me të rinjtë e njësisë nr.7 që i bashkohen PD-së, Gazmend Bardhi është shprehur se beteja e ndërmarrë nga opozita, nuk është betejë për pushtet, por betejë për Shqipërinë.

“Apeli im i fortë, duke vlerësuar angazhimin e deritanishëm, kemi ende rrugë përpara për të bërë. 11 Maji. Ju ftoj të angazhohemi e të bindim çdo qytetar. Shpjegojani, nuk po bëjmë betejë për të sjellë PD në pushtet. Atë do e bëjmë kur të ketë zgjedhje të ndershme, në fushatë me alternativën tonë", u shpreh Bardhi.

Por një episod interesant ndodhi gjatë takimit të sekretarit të Përgjitshëm me degën nr.7 të PD në Tiranë.

Ezani i një xhamie aty pranë e detyroi numrin dy të PD-së të ndërprerë fjalën.

"Meqë jam nga Kavaja dhe po flet hoxha, po e ndërpers këtu fjaklën time. Zoti e ndihmoftë Shqipërinë”, u shpreh Bardhi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir01/05/2019 20:13

Turp t kesh qe perdor fene ne politike, palaco! Perpara bindja demokratike

Shto koment

Denonco