Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

PS braktisi Çamërinë/ PD-PDIU dy marrëveshje të shkruara!

PS braktisi Çamërinë/ PD-PDIU dy marrëveshje të shkruara!

22:03, 24/04/2019
A+ Aa A-

E mbajmë mend të gjithë periudhën e “artë” kur Kryeministri Rama dilte sa këndej e andej nëpër televizione duke u krekosur për historinë e lavdishme të kombit shqiptar në ballkan, për vlerat e rilindasve, për patriotizmin e për flamurin. Rama tregonte me zë të lartë se jemi 8 milionë shqitarë në ballkan, e se nuk na ndalte dot askush. Publikonte foto nga Athina e vitit 1821, ku shprehej se kryeqyteti grek banohej më së shumti me Arvanitas.

I nevojiteshin votat e PDIU në parlament dhe u bë avokati më i zjarrtë e më patriotik i Çështjes Çame në periudhën Prill 2015 – Qershor 2017. E aty u ndal, filloi të mendonte për tepsinë, për kazanin, për Kadrinjtë apo për Notre Dame de Paris, por vetëm për patriotizmin e për Çamërinë nuk u pa të fliste asnjë herë të vetme. E për çfarë ti duhej Çështja Çame, përdori votat e i harroi planet patriotike.

Pas 2 vitesh nga ekzekutimi i mandateve të PDIU duket se kjo çështje është zbehur. Asnjë qeveritar nuk guxon ta përmëndë as nëpër dhëmbë atë vatan që deri dje kryeministri e qëndiste me aq pathos. Partia përfaqësuese e komunitetit çam PDIU, denonconte çdo ditë ktë tradhëti që Partia Socialiste i bëri Çështjes Çame. E vetmja rrugë e PDIU ishte ngritja kundër PS, pasi kryeministri që e kishte mbështetur më shumë, nuk kishte qenë asgjë tjetër veçse një Don Kishot.

Në 4 Shtator 2018, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi arriti të finalizonte një marrëveshje me kryetarin e PD Lulëzim Basha, marrëveshje e cila shkruhet e zeza mbi të bardhë për hapat që do të ndërmerren nga kandidati për Kryeministër, në momentin që PD do të vijë në pushtet.

Kjo ishte një arritje e madhe për PDIU pasi ishe hera e parë që një lider pranonte një marrëveshje të shkruar dhe të qartë në lidhje me problemin pronësor dhe human të mijëra shqiptarëve të Çamërisë. Një shpresë reale që dikush do të duhet ti përmbahet pasi e ka firmosur me vullnet të plotë, ndryshe nga premtimet Don Kishoteske që asnjëherë kryeministri Rama nuk kishte pranuar t’i firmoste.

Pas rreth 8 muajsh dhe pas 9 protestash të fuqishme me pjesëmarrje masive të organizuara nga opozita e bashkuar, në dt 23 Prill vjen një tjetër marrëveshje mes PD dhe PDIU. Këtë herë, ndryshe nga herët e tjera, PDIU hyn në zgjedhje me një koalicion të qartë parazgjedhor, duke u rreshtuar me opozitën e bashkuar. Do të ishte hera e parë që PDIU do të ulej në tryezën e maxhorancës si e barabartë dhe që në fillim të mandatit qeveritar. Do të ishte hera e parë që PDIU do ti kërkonte llogari kryeministrit të ardhshëm në lidhje me Çështjen Çame dhe do të ishte hera e parë që PDIU do të kishte përfaqësim real në qeveri.

Dy marrëveshjet e shkruara mes PD dhe PDIU duket se janë garancia e komunitetit çam për avancimin e Çështjes Çame dhe përfaqësimin e këtij komuniteti të diskriminuar në 45 vite komunizëm por edhe tallje 30 vjeçare nga 2 partitë e mëdha të cilat gjithnjë kanë përfituar nga votat e këtij komiteti, por asnjëherë nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje.

Është momenti që Komuniteti Çam të faktorizohet për të imponuar kërkesat e tij, dhe këtë herë kërkesat janë të shkruara të zeza mbi të bardhë. /gazetalajmi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco