Haradinaj shkarkon urgjent ministrin serb, që mohoi masakrën e Reçakut e i cilësoi shqiptarët, gjakpirës

Haradinaj shkarkon urgjent ministrin serb, që mohoi masakrën e Reçakut e i cilësoi shqiptarët, gjakpirës

13:34, 09/04/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar para pak minutash se ka shkarkuar nga detyra, ministrin serb të Administratës së Pushtetit Lokal. Vetë Haradinaj i dha në rrjetet sociale, argumentet për këtë shkarkim të menjëhershëm:

"Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë.

Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet.

Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco