Monika Kryemadhi: Zgjedhje të parakohshme dhe asgjë tjetër!

Monika Kryemadhi: Zgjedhje të parakohshme dhe asgjë tjetër!

12:16, 03/04/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur për mediat gjatë marshimit të protestuesve në drejtim të Kryeministrisë. Kryemadhi theksoi se kërkesat e qytetarëve janë të thjeshta fare: Zgjedhje të parakohshme dhe asgjë tjetër!

Kryemadhi tha: "Protestat nuk do të ndalojnë, 13 prill, 23 prill deri sa në Shqipëri të vendoset njëherë e mirë një sistem i vlerave dhe jo një sistem i antivlerave që ka ngritur Edi Rama. Të vendoset ai sistem që çdo njeri që vjen në Shqipëri të mos ta mendojë Shqipërinë si parajsën e drogës dhe të parave të pista, por ta mendojë Shqipërinë si një vend europian që vjen dhe është i barabartë si në Francë, si në Itali, si në Gjermani.

Përballë ligjit je i barabartë, jo sepse këtu je ndërkombëtar dhe përballë ligjit nuk je i barabartë, por shqiptarët duhet të shkojnë, ata që nuk kanë mundësi të paguajnë dritat, faturat e ujit, ata që nuk kalojnë në vijat e bardha, të futen në burg, ndërsa ata që vijnë këtu shkatërrojnë Shqipërinë, shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve, ata që bëhen palë me krimin e organizuar, ata që mbyllin sytë me parcelat që mbillen me drogë, dhe ata duhet ta kuptojnë që nuk do të jetë më Shqipëria parajsa e tyre, por Shqipëria do të kthehet në një vend normal dhe vetëm me largimin e Edi Ramës ajo do të bëhet një vend normal.

Zonja Kryemadhi në datën 8 do të vijë në Tiranë, Zv.Sekretari Amerikan i Shtetit. A mendoni se palët do të ulen në tavolinë dhe do të kenë një konsensus?

Konsensusi është shumë i thjeshtë. Zgjedhje të parakohshme ku të jenë të lira dhe të ndershme. Nuk ka më asgjë tjetër. E rëndësishme është që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama është regjisori, skenaristi dhe aktori kryesor i të gjithë procesit makabër të zgjedhjeve të 2017. Këtë nuk e kemi vërtetuar ne. Këtë e ka vërtetuar prokuroria shqiptare. Këtë e kanë vërtetuar mediat e huaja, dosja 339, dosja 184 që ka gjëra akoma edhe më të rënda. Ajo që e vret më shumë Edi Ramën dhe e largon nga e vërteta, por rri dhe merret me barcaleta, është sepse në ato përgjimet e dosjes 184 Edi Rama ka treguar dhe ka demaskuar skemën e votave në këmbim të parcelave të hashashit. Atë që përdori në 2017...

...Nuk ndjen dhimbje morale ai, por ndjen vetëm dhimbje fizike. Por do të jetë shumë vonë për të dhe ne nuk mund të presim aq shumë. I ka parë kolegët e tij. Dashuria e jetës së tij, Vuçiç u tregua më i zgjuar se ky.

Dështoi në ndryshimin e kufijtë të Shqipërisë, do të lëvizi të gjithë gurët e shahut që i ka në Amerikë dhe në Europë për të sjellë njerëz për të ecur me idetë e tij në Shqipëri.

Mua nuk më takon të flas për kufijtë Kosovës, por më takon të flas për kufijtë e Shqipërisë, më takon të flas për njerëzit e mi dhe për ata që përfaqësojmë ne. Ajo që mendoj unë se është shumë më e rëndësishme është që të marri pak nga mençuria e Vuçiç dhe të shkojë në zgjedhje që të shpëtojë partinë që i dha mundësinë të jetë ai që është. /ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kokepalari03/04/2019 18:39

@ ELA Puna eshte se ky nuk durohet edhe dy vjet se eshte komplet i çmendur dhe halabak i rendomte ne daljet publike. Le te caktoje PS nje tjeter kushdoqofte ai nuk do jete nje monster si ky !!

Ela03/04/2019 15:51

Pse duhet te prishni rendin e qytetareve dhe te kerkoni zgjedhje te parakohshme? Nqs nje popull do protesta ska nevoje per ju te LSI apo te PD per ne krye. Lejeni popullin rehat te vendosi vet dhe mos i shtyni per protesta. Nqs jeni te sigurte se fitoni ne zgjedhje dhe se populli shqiptar do ju votoje ju atehere prisni zgjedhjet kur duhet. Edhe pse populli shqiptar nuk duhet qe te votoje per ju, do ishte gabim sepse do bjere ne doren e gabuar.

Shto koment

Denonco